Nga Dritan Hila
Shkova tek nje shoqeri interneti ne Vlore. Dua ta lidh ne shtepi pasi kaq kohe qe trafikojme nga celulari, por tjeter pune pushimet dhe tjeter virusi.
Kohezgjatja e kovidit me thote qe izolimi do zgjase, dhe vend me te mire sesa Vlora, ku gjen mal e det per pak kilometra, nuk me ngjan se gjej. Dhe puna do kompiuterin.
Duke bredhur rrugeve pashe tabelen e njeres prej “gjigandeve” shqiptare te internetit.
Hyra dhe pas nje banaku qe i kishin vendosur nje shirit te vizuar, nga ato qe perdor policia ne skenen e krimit, qendronin dy vajza. Mund te ishin edhe gra, por ka ca kohe qe femrat ne harkun 25-45 vjeç, te mos ti dalloj moshen qe kane. I pyeta nese eshte e mundur.
Nga dy priteset, njera nuk i ngriti syte, ndersa tjetra me nje veshtrim sikur thoshte “ti nuk din as me ma lyp”, me sy mbyllur pergjysem me tha: Ncuq. Po pse?- pyeta.
Nuk e mbulojme ate zone, me tha, me ton sikur pas meje ishin 40 te tjere qe prisni. Ika. Nderkohe hapa celularin per te pare per nje shoqeri tjeter te madhe. I gjeta numrin dhe i rashe. Nga krahu tjeter u hap telefoni por nuk degjohej ze.
Alo, thirra si nje person i cili troket ne nje dere te panjohur dhe ajo hapet nga goditja por askush nuk pergjigjet brenda. Alo, rishtas. Me se fundi u degjua nje ze i zvargur femeror.
Ne perfytyrim me vetetiu pamja se nga krahu tjeter do ishte nje lope e shtrire ne bar e cila dinte te fliste si njeri, dhe mes ripertypjes me ktheu pergjigje.
Per tu siguruar rishtaz formova tingullin pyetes: Alo? Kete rradhe zeri erdhi me njerezor por prape i zvargur. Dyshova se me pergjigjej ndonje call center nga India. Ndaj per here te trete vazhdova me investigimin: Shqiptare jeni, kerkoj te flas me nje pergjegjese te firmes…..
Po po ne jemi, mu pergjigj. Kete rradhe zeri ishte pak i ngjirur. Menjehere harrova dyshimet e para dhe krijova bindjen se vajza ka kaluar nje nate luanesh dhe une kisha telefonuar ne çastin kur asaj po i hapej koka. Duke menduar cfare do pergjigjesha po te me fliste harbutshe, i shtrova pyetjen nese mund te me lidhte internetin ne Vlore.
Pergjigja ishte e thate, nga ato te rradhes se vajgurit dikur: nuk kishin fare dege ne Vlore, duke e shqiptuar emrin e Vlores sikur ishte ndonje humbetire qe mezi e kujtoi. Faleminderit, i thashe. Nga ana tjeter degjova nje vershellime te shkaktuar nga mermeritja e bere me pertese. Me siguri ka thene per mua cope katundari Vlore qe do edhe internet.
Ktheva thembrat nga majat dhe shkova ne limerin e vlonjateve: tek plazhi i vjeter. Sa fillojne pishat e Sodes, Paolo, nje milanez i dashuruar me Vloren dhe qe ka nja tre vjet ketu, ka marre nje restorant me qera, por corona e ka detyruar ta mbylle dhe shelluhet ne diell bashke me qenin e tij, nje race madhoshe qimegjate qe me kujton Leslin, qenin-personazh i filmit me te njejtin emer i femijerise time. U ula dhe i kerkova nje kafe. Mos me fut ne telashe, me tha.
Jepi se te mbuloj une, i thashe, me ka marre malli per nje kafe te bere nga nje italian. U çua dhe pasi erdhi filluam flisnim.
Une per Milanon e tij dhe vitet qe kalova, ai per Vloren time. Heren e fundit isha para nje viti ne Milano, i thashe, por nuk shkoj me. Nuk eshte Milanoja me gaz e hare qe une mbaj mend. Ndersa une kam ardhur ketu se ju keni akoma gazin e njerezve qe nuk bejne llogarite.
Vetem se ka shume mushkonja. Keni provur ti luftoni, me pyeti. E kemi provuar, i thashe, por e kemi humbur luften. Tani po perpiqemi te bashkejetojme dhe po ja dalim. Do mesoheni, mu pergjigj milanezi. Ne fillim eshte e veshtire, por mesohesh, madje edhe i nenshtrohesh, si fatalitet