Mario Bellizzi (Bellici) ka lindur në Shën Vasil, në Kalabri, në jug të Italisë; vend i lashtë, i populluar nga refugjatët shqiptarë të shekullit XV. Ai mëson matematikë dhe fizikë, është i interesuar në poezi, antropologji dhe etnologji, sidomos në botën arbereshë dhe ballkanike. Është pjesë e Lëvizjes Poetë pa Kufij që vepron në vendet e Mesdheut dhe në Ballkan. Ai shkruan në idiomën arbrisht që ka rrënjë të thella në kulturën gojore. Ka marrë pjesë si folës në Seminarin Ndërkombëtar në Kosovë, në Prishtinë, në vitin 2000, etj. Në vitin 2006 ka mbajtur dy seminare në Universitetin e Kalabrisë, me tema: “Kufijtë tokësorë dhe perimetrit të shpirtit” dhe “Fraktale kromatike dhe vendet e ngjashmërive” në lidhje me realitetet shqiptare të Ballkanit dhe arbëreshë. Ka fituar çmimin ndërkombëtar “Tribute to Kulturës”, qyteti Villa San Giovanni-Itali për librin Vallja e Zanave -Përralla dhe legjenda e fshatrave arbëreshe të Parkut Kombëtar Pollino, 2000; u dha në vitin 2005, dhe çmimi prestigjioz “Qiriu Naimit” Tetova – në Maqedoni, në Festivalin ndërkombëtar i kushtuar Naim Frashërit.
Botoi këto vepra:
Antologjia poetike: Shën Vasil (1982)
Kristla, 1983 e ribotuar në revistën kosovare ‘Fjala’;
Nga stërgjyshja Bukura Morea drejt Bukurën More pavende (1988);
Shën Vasili i Madh (1995) Itali;
Vallja e Zanave (2000) – Itali;
Kush jemi na tani? (1997) – Kosova;
Dalja e fundit në Bukurën Morea (2003) – Itali;
Jan di lula monosaqa (Sytë dhe violetët) (2004) – Itali;
Me Dionisin drejt Konstandinopojes (2006) – Itali;
Anemoni i kuqe dhe zogjtë e De Radas (2006) – Itali.
Good bye Shin Vasil (2008) Itali;
Kisha e Refugjatëve (2014) Itali;
Anketuesit e mbretit (2018) Itali;
Pasqyra dhe hija (Poezi kurbeti nga Ballkani në Mesdhe), 2018
Disa nga poezitë më të bukura nga Mario Bellizi:
URAT
Kemi shkuar larg
pa arritur
atje ku gjella fsheh jetën
Urat mbi agimet e Mesdetit
janë të këputura
me kaq, unë ec pezull pranë dy ëngjëjve
mosbesues
që vërejën tue buzëqeshur
me gojë koralli.
Askush do të shijë udhët
që poetët përshkruajnë, kot.
KONCERT PËR PËRRALLË DHE OBOE
Një rreshtë, dy rreshta, tri rreshta pleqësh
brenda një qishë një orkestër i bie
po fëmijët janë gjetkë.
Zëri rrëfen një përrallë
një violë një violinë një oboe një klarinë
dëgjojnë.
Emisioni i lajmeve, parashikimi i motit,
Bursa e vlerave, programi televiziv …
Fëmijët s’janë këtu!
Janë e flën.
Është vonë, sa keq më vjen!
Poka, fëmijë, unë ju taks, se nesër,
dua t’ju rrëfej një përrallë
me orkestrën time
gjatë zallit guror të Mesdheut.
Fëmijët
një rreshtë, dy rreshta, tri rreshta
lëshojnë
nga gjithë vërat e përrallave kurrë të treguara
e do të thërrasën
“Qëndro, qëndro!
Duam të hyjmë edhe ne në përrallë!”
TRE TRËNDAFILA
Bleva tre trëndafila të kuq
e i ngallosa brenda gotës së zakonshme.
I pari trëndafil është kushtuar muezinit
të mjerë, që në agim na pëshpëriti në veshë
nga maja e Gjithësisë
lutje për shpirtrat tanë të qëlluar.
Të dytin trëndafil e mbajta për sytë e mi të trishtuar
dhe të etur për të kuqen-ikonë.
Trëndafili i tretë ishte një uratë për ty
trup prej mjalti dhe papirusi
trup i ngjeshur me brumë ishujsh
kravela me trajtë petali.
SKOTISA NATËN
Natën e bëra thela thela me toprën2 e përrallëvat
gjaku i saj është dritë
(si dinë edhe dallëndyshet!)
po nani, nani çë ngë kam më ku të fshihem
ku të prëhem?
Do të doja të kumbisesha mbi një shtrat
me nënkrija kashte e dy ëngjëj për anë
me errësirën çë pikset si gjizë …
Po nani çë skotisa Natën s’është më e mundur!
Shih ç’dëm bëra!
Nxëra sytë me duart e mia e qëndrova si buriu!
1. therta
2. sëpatën
3. jastëk, nënkresë
4. u verbova
5. urithi