“Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” e kuruar nga Kim Knoppers, është ekspozita e çelur në Muzeun Marubi në Shkodër. Pas ekspozimit në Muzeun e Fotografisë FOAM, në Amsterdam, fotografitë e përzgjedhura nga arkiva e 100 viteve (1856- 1959), qëndrojnë hapur për artdashësit vendas.
“100 vite të fotografisë, vjen si një nëntitull historik. Herë pas here ne duhet që të rikthejmë vëmendjen tek arkivi, duke i dhënë mundësinë edhe publikut vendas, që të shikojë një ekspozitë që nuk e ka parë më para” tha Luçjan Bedeni, drejtor i Muzeut Marubi.
Ekspozita shoqërohet më një përshkrim të kësaj tradite të rapsodëve të dritës, rreth vitit 1850, jo shumë kohë pas shpikjes së fotografisë, kur italiani Pjetër Marubi mbërrin në Shkodër. Në këtë vend ai nis që të shpreh fotografitë e parë, duke përdorur metodën e pllakës së metaltë.
Koleksioni i jashtëzakonshëm i Marubëve me 500 000 (150.000 në këtë koleksion) mijë negativë konsiderohet nga historianët e fotografisë me rëndësi të madhe historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike gjithashtu edhe artistike.
Këtë pasion për fotografinë, pas vdekjes së Pjetërit, e trashëgoi asistenti i tij Keli. Ai mori edhe mbiemrin tij, si një nderim ndaj Marubit, mjeshtëritë të fotografisë, duke e trashëguar më pas edhe tek i biri Gegë Marubi. Ekspozita do të qëndrojë çelur në Muzen Marubi deri në datë 2 qershor.