Gjermania jep lajmin e mirë, kancelarja Merkel rezulton negative dhe në testin e dytë për koronavirusin

Kryesore Rajon/Botë

Rezultatet e provës së dytë për koronavirusin për kancelaren gjermane Angela Merkel rezultuan sërish negative, tha zëdhënësi i saj të mërkurën.

Steffen Seibert i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA që Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia dhe do t’i nënshtrohet një testi tjetër në fillim të javës tjetër.

Kancelarja gjermane hyri në karantinë të dielën e kaluar për shkak të kontaktit të mëparshëm me një mjek i cili më vonë kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Të hënën, ajo mori pjesë në mbledhjen e saj javore të Kabinetit përmes telefonit. Seibert theksoi se Merkel do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj zyrtare gjatë qëndrimit në shtëpi.

Share: