Përmes një postimi në facebook, ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me planin ekonomik të qeverisë për COVID19.
Tabaku shkruan se ajo që u ofrua ishte një plan ekonomik i pamjaftueshëm, ndërsa thekson se qeveria është e vendosur në betejën për oligarkët.
“Kërkuam një plan ekonomik në shërbim të biznesit dhe qytetarëve për pandeminë ekonomike. Ajo që u ofrua ishte një plan ekonomik i pamjaftueshëm. Sot ekonomia ka nevoje per mesazhe shprese e optimizmi, por qeveria me sa duket është e vendosur në betejën për oligarkët. Plani i qeverisë për vetëm 5 PPP pritet të shkojë në total 1 mld euro. 240 mln euro vetem nga “gabimet ne kontrata”.?”