Bertrand Russell është filozof, logjistien, reformator social britanik dhe një nga figurat themeluese të lëvizjes analitike në filozofinë anglo-amerikane, ndonëse, në vitin 1950 ka marrë çmimin “Nobel” për Letërsi.
Kontributet e Russell përfshijnë fusha të ndryshme, si logjikë e epistemologji dhe, sidomos, filozofinë e matematikës.
Të gjitha këto kontribute e bëjnë një nga filozofët më të shquar të shekullit XX.
Në momente të ndryshme të jetës së tij ai e konsideroi veten liberal, socialist dhe pacifist, por gjithashtu pranoi se “asnjëherë nuk ka qenë asnjë nga këto gjëra”.
Ai ishte aktivist kundër luftës, shkoi në burg për pacifizmin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri fushatë kundër Adolf Hitlerit, kritikoi totalitarizmit stalinist, sulmoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit, dhe ishte përkrahës i hapur i çarmatimit bërthamor.
Në vitin 1950 Russell u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi “për shkrimet e tij të ndryshme dhe të rëndësishme ku ai mbron idealet njerëzore dhe lirinë e të menduarit”.
Më poshtë janë disa prej thënieve të tij më të mençura, që gjithmonë nxisin reflektim.
1- Problemi me këtë botë është se njerëzit mediokër janë tepër të sigurt dhe inteligjentët plot dyshime.
2- Interpretimi i një budallai për atë që një i mençur e thotë, nuk mund të jetë kurrë i saktë, sepse budallai, në mënyrë të pavetëdijshme, atë që e dëgjon e përkthen në atë që mund ta marr vesh.
3- Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.
4- Frika kolektive e stimulon instinktin e tufës dhe është e prirur të prodhoj egërsi drejt atyre që nuk konsiderohen si pjesë e saj.
5- Një ditë gjeta në shkollë një djalë me trup mesatar teksa keqtrajtonte një djalë më të vogël. U revoltova, por ai m’u përgjigj: “Ata më të mëdhenjtë më goditën, e kështu dhe unë godas më të vegjlit; kjo është drejtësi”. Në këto pak fjalë ai përmblodhi historinë e racës njerëzore.
6- Mos kini frikë të jeni të çuditshëm në mendime, sepse çdo mendim i pranuar ka qenë dikur i të njëjtës natyrë.
7- Njerëzit lindin injorantë, jo budallenj. Ata budallallepsen nga edukimi.
8- Shuma e përgjithshme e seksit të padëshiruar që përjetohet nga gratë është ndoshta më e madhe në martesë sesa në prostitucion.
9- Njeriu është një kafshë që beson lehtë dhe i duhet të besojë me patjetër në diçka; në mungesë të arsyeve të mira për besimin, ai do të kënaqet me të këqijat.
10- Asnjë popull nuk ka qenë aq i virtytshëm sa ia ka atribuuar këtë cilësi vetvetes, dhe asnjë popull nuk ka qenë aq i lig sa mund të kenë menduar për të popujt e tjerë.
11- Askush nuk bën thashetheme për virtytet e fshehta të njerëzve.
12- E vetmja gjë që do ta shpëtojë njerëzimin është bashkëpunimi.
13- Njerëzit që janë vërtetë mendjelartë, janë indiferentë ndaj lumturisë, në veçanti ndaj lumturisë së personave të tjerë.
14- Liria e mendimit mund të ekzistojë vetëm kur qeveria ndjehet e sigurt.
15- Jeta e mirë inspirohet nga dashuria dhe udhëzohet nga dija.
16- Ekzistojnë dy motive për ta lexuar një libër: njëri është që ju e shijoni atë, ndërsa tjetri është që ju mund të mburreni që e keni lexuar atë.
17- Dogmatizmi është pengesa më e madhe e lumturisë njerëzore.
18- Dashuria mund të lulëzojë vetëm për aq kohë sa ajo është spontane dhe e lirë; ajo është e prirur të shkatërrohet nga ideja e obligimit; Të thuash se është detyra e juaja të dashuroni kështu e ashtu, është mënyrë më e sigurt që të shkaktosh urrejtjen e atij ose asaj.
19- Ligji në origjinë ishte thjesht një kodifikim i fuqisë së grupeve mbizotëruese dhe nuk synonte ndonjë gjë, që një njeriu modern do t’i dukej si drejtësi!
20- Është një humbje e energjisë që të zemërohesh me një njeri që sillet keq, ashtu siç është të zemërohesh me një makinë që nuk do të ndizet!
21- Një nga problemet në lidhje me kotësinë, është se ai rritet me atë që ushqen. Sa më shumë të flitet për ju, aq më shumë do të dëshironi të flitet për ju!
22- Frika është burimi kryesor i besëtytnive dhe një nga burimet kryesore të mizorive. Pushtimi i frikës është fillimi i mençurisë!
23- Një nga simptomat dalluese të problemit mendor është besimi se puna që bën është tmerrësisht e rëndësishme.
24- Duhet të kujdesemi për një botë që kurrë nuk do ta shohim!
25- Shumica e njerëzve do të vdisnin para sesa të fillonin të mendonin. Në fakt – ashtu ndodh!
26- Shumë njerëz do të kenë guximin të vdesin me trimëri, por nuk do të kenë guximin të thonë ose madje të mendojnë, se shkaku për të cilin u kërkohet të vdesin është i padenjë!
27- Jeta e mirë, siç e konceptoj, është një jetë e lumtur. Nuk dua të them që nëse je i mirë, do të jesh i lumtur; Dua të them se nëse je i lumtur, do të jesh i mirë!
28- Të jemi pa disa nga gjërat që duam: kjo është një pjesë e domosdoshme e lumturisë.
29- Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani.
30- Nuk do të vdisja kurrë për opinionet e mia, mund ta kem gabim.