Mjeku kinez zbulon kur do të shpëtojë bota nga koronavirusi (sipas tij)

Kryesore Rajon/Botë

Fundi i koronavirusit aktualisht duket si një perspektivë e largët për pjesën më të madhe të shteteve në botë, kur kjo pandemi sapo ka shpërthyer. Ekspertët vlerësojnë se COVID-19 mund të qarkullojë edhe për muajt e ardhshëm.

Koronavirusi ka bllokuar miliona banorë nëpër Evropë tani, me gati 22,000 të infektuar vetëm në Itali.  Virusi pritet të shkaktojë një seri sfidash si për ata që vuajnë nga sëmundje, ashtu edhe për ata që nuk vuajnë për muajt e ardhshëm.

Një epidemiolog kryesor kinez tha se COVID-19 mund të vazhdojë të qarkullojë për muajt e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë muajin e kaluar, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze që zbuloi shpërthimin e SARS në vitin 2003, tha se virusi mund të qarkullonte deri në verën e këtij viti.

“Zhvillimi i epidemisë globale parashikohet të vazhdojë deri të paktën në qershor”, është shprehur ai.

Ekspertë të tjerë kanë rënë dakord me doktor Nanshan, duke thënë se COVID-19 do të “djegë veten” brenda disa muajve të ardhshëm.

Përhapja e SARS, një koronavirus tjetër në 2003 arriti të infektojë më shumë se 8,000 njerëz, por virusi u zbeh ndërsa moti u ngroh.

Doktor Hoëard Markel, drejtor i Qendrës së Historisë së Mjekësisë në Universitetin e Miçiganit, tha që virusi mund të luftojë pasi njerëzit gradualisht fitojnë imunitet.

“Nëse do të kisha parashikuar, unë do të thosha se është shumë e mundshme deri në maj ose qershor ose korrik dhe ky virus do të digjet vetë”, ka thënë ai.

Share: