Ne Tiranen e viteve tridhjete, qe kishte nja tridhjete mije banore dhe jo peseqind e ca mije si sot, kur shkonin a nuk shkonin nja kater karroca dhe ndonje veture ne Sheshin e Bashkise, kur dilnin vetem dy gazeta te perditshme dhe nje reviste ne jave, kishte nje librari , i zoti i te ciles ishte Mit’hat Frasheri, alias Lumo Skendo, bir i Abdylit dhe nip i Samiut dhe i Naimit. Kur mendoj se sot, ne Tiranen me gjysme milion e ca banore, te mijera veturave qe paradojne ne karuzelin e Sheshit “Skenderbej”, ku botohen me dhjetra gazeta e revista ne dite, madje edhe pornoje dhe se nuk ka nje librari si ajo e Lumo Skendos me shume se gjysme shekulli me pare, me hipen vale hidherimi qe s’di si ta percaktoj. Ishte nje librari e bukur, vendin e te ciles s’ka mbetur as gjurma me e vogel; jo vetem e asa te pares te viteve ’33, por asaj qe ishte ne Rrugen “Mbretnore”, prane Bela Venecias qe me vone u quajt “Rruga e Barrikadave” dhe qe sot edhe asaj i ka humbur vula. Sipas tradites se vendit tone cdo gje e bukur prishet dhe vendin e saj e ze e shemtuara…Lumo Skendon mund ta gjeje vetem ne Librarine “Lumo Skendo”. Iu luta babait te me shpinte nje dite tek ai. Me shpuri. E gjetem te ulur perpara nje tryeze te gjate katerkendeshe. Ajo qe me ra ne sy, posa e pashe, ishte jaka e ngrire e kollarisur, me dy cepa te ngritura, sic e mbanin ata te shekullit te XIX, kapaku i kollarisur i menges sekemishes qe dilte nga xhaketa e kostumitkrem shatung qe binte menjehere ne sy nga pastartia dhe pastaj ajo fytyre qe s’ishte si fytyrat e tjera…Ajo e me beri pershtpje ne fytyren e thate ishte shkelqimi i syve…