I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka folur për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me të cilin nuk u takua sot. Ai theksoi se SHBA pret që Kurti të jetë një partner i mirë. “Kurti kryeministër, pritjet tona janë që ai të jetë një partner i mirë”, tha ai.
Palmer ka folur edhe për një takim që shton se e ka pasur dy ditë më parë me Albin Kurtin, teksa po qëndronte për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. “Njihemi prej kohësh, Kurtin e kam takuar në Shkup”, thotë ai.
Sa i përket dialogut, Palmer thotë se Albin Kurti duhet të integrojë mendimin e tij mbi këtë çështje. “Kurti duhet ta integrojë të menduarit, se dialogu është i rëndësishëm edhe për SHBA-të”, u shpreh Palmer./GazetaExpress/