Koketes – Aleksander Pushkin

Kritikë Letrare Kulturë Libri Reportazh / Profil

A mund, kaq verbërisht dhe ju,
Si dhe Anesja të besonit?
Ne ç’libër vallë e gjetët, ku,
Se vdes nga zjarri vagabondi?


Dëgjoni: mbushët tridhjete vjet,
Po, tridhjetë vjet dhe pak më shumë;
Un’ mbi njëzetë, por në jetë
Kam qënë zgjuar, jo në gjumë:

S’më prek betimi qesharak
Dhe djallëzitë m’u mërzitën;
Por edhe juve jo më pak
Besoj ju lodhën tradhëtitë;

Të ftoht’u bëmë dhe të matur
Dhe s’presim të na thot’ njeri,
Se e përjetshmja dashuri
Tri javë e shumta mund të zgjatet.

Si miq ne ishim pak më parë,
Por ja: merzitja burr’i ashpër….
Un’u tregova si e marrë
Dhe ju si vajzë e pafajshme;

Betimin bëmë…por….medet!
Pastaj betimin e harruam:
Natashën dashurova vet,
Ju me Kleonin u afruat.

Kështu u ndamë; gjer më sot
Jetojmë ne të qet’ të lirë,
Dhe mund , pa shqetësim të kotë,
Ende të ishim miq të mirë.

Por jo! qysh herët në mëngjes
Një flak’ tragjike prap u ndes;
Sërish ju ngjallët lashtësinë-
Ju predikoni përsëri
Një kalorsiake dashuri-
Trishtimin, taktin, xhelozinë,

Për besë, s’mundem-jo, vërtetë.
Un’ s’jam fëmijë ndonse poet.

Kur jemi ne në perëndim,
Të dashurisë’ tua lemë rradhën-
Ju vajzës suaj më të madhe,
Un’ më të voglit vllait tim:

Eshtë rradhë e tyre për të lozur
Dhe lotet lumë t’i lëshojnë
Nga dashuria të marrosur,
Dhe ne t’i marrim nëpër gojë.

Share: