Ka shumë mallkime
për njerëz të liq,
Siç ka dhe urime për shokë dhe miq.
Po unë mallkimet aspak s´i kam dashur,
Veç shfryj
rrallë-rrallë kur jam buzëplasur.
Kur kupa zë mbushet e s´kam nga t´ia mbaj,
Mërzitur-mërzitur me vete zë shaj.
I them mendjemadhit një llaf të florinjtë
Të gjetur në popull: ah, mendja t´u rrittë!
Sa gjëra ke
thënë, o popull i shtrenjtë,
Që duhet patjetër të rri të vras mendtë!