Pas reagimit të delegacionit në BE, edhe ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës. Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestës.
Ambasada e SHBA i bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë.
Reagimi i ambasadës së SHBA në Tiranë:
??️ | Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive.