A po e ringjall intereneti autoritarizmin?

Kritikë Letrare Kulturë Libri Reportazh / Profil

Nga Juan Ortiz Freuler

Gjatë viteve të fundit, ndikimi potencialisht i dëmshëm i internetit, dhe sidomos i mediave sociale mbi demokracinë, ka dominuar gjithnjë e më shumë lajmet. Një e-mail i rrjedhur nga kompania Facebook kohët e fundit, që zbuloi se punonjësit i lejonin kompanitë partnere të mbledhin të dhënat e përdoruesve për një tarifë të caktuar, janë më të fundit në një linjë të gjatë skandalesh përreth platformave të mediave sociale.

Facebook, është akuzuar gjithashtu së bashku me Twitter, për nxitjen e përhapjes së informacionit të rremë. Në tetor, gazeta braziliane “Folha”, dëshmoi se si kandidatura e Xhair Bolsonaros përfitoi nga një fushatë e koordinuar e dezinformimit, e realizuar përmes Whatsapp, që është në pronësi të Facebook.

Dhe ka shqetësime në rritje, se kjo taktikë mund të përdoret për të deformuar zgjedhjet parlamentare në Indi në prillin e vitit që vjen. Duke pasur parasysh këto zbulime alarmante, është e lehtë të mos lihen mënjanë mënyrat, përmes të cilat vetë interneti luan një rol në forcimin e demokracisë.

Kjo i lejon qytetarët të mobilizohen në shtete autoritare, po aq sa edhe në demokraci të qëndrueshme. Duke e zhdukur hapësirën fizike, dhe duke i dhënë akses shumë njerëzve në komunikimin global, ai është veçanërisht i efektshëm në lejimin e grupeve që të ndajnë historitë e tyre, të eksplorojnë identitetet e tyre, dhe të zbulojnë të vërteta të pakëndshme rreth dinamikës së pushtetit.

Përmes rrjetit, grupet e pafavorizuara kanë qenë në gjendje të tejkalojnë filtrin e medias, që e paraqitnin gjendjen e tyre si një koleksion rastesh të izoluara, dhe që zbulonin natyrën sistematike të diskriminimit me të cilin përballeshin. Kuptohet, ekziston një mospajtim i konsiderueshëm në lidhje me balancën neto, gjerësinë dhe proceset themelore, që ushqejnë ndikimin e internetit në shoqëri.

Por unë kam identifikuar 3 grupime konkurruese:” negacionistët”, “narrativistët” dhe “arkitekturalistët”. Negacionistët (mohuesit), e mohojnë që interneti është përgjegjës për problemet që shohim sot në botë. Ata besojnë se interneti ,është po aq neutral sa edhe një pasqyrë. Dhe nëse njerëzit nuk e pëlqejnë atë që po prodhon interneti, duhet të hedhin më mirë sytë tek pabarazia e madhe që është e përhapur në shoqëritë e tyre.

Ata thonë se në një botë në rrjet, ku njerëzit mund të koordinohen  lehtësisht, toleranca ndaj padrejtësisë është më e vogël, dhe shoqëritë tona të padrejta nuk janë më të qëndrueshme. Ashtu si shtypi që medohet se ka ndikuar në rënien e feudalizmit, edhe autostrada e sotme e informacionit thjesht po bën më të dukshme padrejtësitë.

Interneti i lejon njerëzit të bëhen bashkë, dhe të luftojnë padrejtësitë. Shkurtimisht, mesazhi i tyre është që ne duhet të rregullojmë padrejtësinë, jo internetin. Ky kamp, përfshin shumë analistë të medias që mbuluan Pranverën Arabe. Ndërkohë narrativistët pohojnë se bashkëpunimi social, kërkon një narrativë të përbashkët dhe se interneti – ku mijëra zëra janë të kundërt në një mënyrë kaotike – e minon këtë synim.

Ata theksojnë se mikro-targetimi i reklamave politike, i mundëson kandidatëve politikë të përhapin mesazhe të ndryshme, dhe shpesh kontradiktore, tek njerëz të ndryshëm. Narrativistët gjithashtu theksojnë se koordinimi i madh i mundësuar nga interneti, i ka dëmtuar agjentët tradicionale të pushtetit, si partitë politike dhe sindikatat, dhe ka ushqyer mijëra grupe interesash të ngushta. Dikur, argumentojnë ata, agjentët tradicionale të pushtetit do të punonin për krijimin e një platforme që mund të organizonte vazhdimisht një mori idesh dhe kërkesash.

Sot, interneti po nxit një sistem kaotik të çështjeve politike, ku udhëheqësit mund të premtojnë të kujdesen për një gamë të gjerë grupesh interesi, pa shpjeguar se si secili premtim përshtatet brenda një kuadri më të gjerë të mendimit. Ky kamp, përfshin shumë nga mediat tradicionale, të cilat mbështeten në argumentet e paraqitura nga ekspertët nga universitetet kryesore në Britani dhe SHBA.

Ndërkohë arkitekturalistët, pohojnë se interneti nuk është një strukturë fikse, dhe se ajo që po shkakton ankthet e sotme, mund të gjurmohet në zhvillime relativisht të fundit në arkitekturën e internetit. Ata argumentojnë se dizajni origjinal i internetit, krijoi stimuj që njerëzit t’i kushtojnë vëmendje cilësisë së përmbajtjes që krijojnë dhe ndajnë.

Në fillimet e tij, interneti nuk kishte rojtarë dhe një treg të hapur idesh, të cilat në mënyrë organike të tentonin të promovonin të mirën mbi përmbajtjen e keqe. Përkundrazi, modeli i të ardhurave të bazuara tek reklamat, i ndjekur nga shumë gjigantë modernë të teknologjisë, nxit angazhimin ndaj përmbajtjeve që janë sensacionale, por jo domosdoshmërisht të një cilësie të mirë.

Kush ka të drejtë? Secili prej tre kampeve ka të drejtë në një pikë. Një pjesë e vogël e kompanive private, kontrollojnë informacionin që nevojitet, për të kuptuar se si funksionon ekosistemi online. Ata menaxhojnë infrastrukturën kryesore, dhe shumica e ekspertëve në këtë fushë po e drejtojnë këtë infrastrukturë, pasi kanë nënshkruar një marrëveshje për t’u mos-zbulim.

Kështu, alegoria e Platonit me Shpellën, mund të jetë një metaforë më e përshtatshme. Kontrolli mbi të dhënat kryesore, i lejon këto kompani të luajnë rolin e padronit-hije. Ata kanë shansin të zbulojnë vetëm pjesët e realitetit, që ata gjejnë se janë të përshtatshme, duke përcaktuar se si publiku i gjerë e percepton hapësirën në internet.

Reduktimi i informacionit, nuk është pra vetëm pasojë e natyrshme e novacionit të internetit. Ai është krijuar artificialisht, dhe për qëllime strategjike:Të formësojë opinionin publik. A duhet t’i disiplinojmë këto kompani të mëdha? Apo të mos bëjmë asgjë? Çfarëdo që bëjmë, duhet të jetë rezultat i një debati të fuqishëm publik.

Një debat që të bazohet në provat më të mira në dispozicion, lidhur me efektet që interneti ka në marrëdhëniet e pushtetit. Në këtë pikë, ne kemi nevojë për informacione kyçe që duhen zbuluar, dhe që të jenë në dispozicion për shqyrtim publik. Por informacioni është pushtet – dhe nuk ka gjasa të zbulohet vullnetarisht. Kjo mund të kërkojë një rregullim ligjor.

Ajo që kemi, është një hendek në rritje mes vendit ku shtrihet pushteti, dhe atij ku veprojnë institucionet që kërkojnë ta mbajnë përgjegjësinë ndaj njerëzve. Institucione të tilla, nuk janë në gjendje të sigurojnë që udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, të mund të përmbushin premtimet e tyre për fushatë.

Kjo është ajo tek e fundit që ajo shkakton tensione shoqërore, dhe minon besimin në demokracitë tona. Ne kemi nevojë që institucionet tona, t’i interpretojnë këto tensione si “flamuj të kuq”,  dhe si një thirrje për nevojën e një kontratë të re shoqërore. Dhe ne kemi nevojë për institucione që të reagojnë tani.

Kjo situatë, shkon shumë larg debatit rreth digjitalizimit. Megjithatë, hapësira në internet është e ardhmja jonë, ndaj ky boshllëk është më i dukshmi dhe urgjenti. Nëse institucionet tona aktuale të qeverisë, nuk arrijnë të sigurojnë që revolucioni i vazhdueshëm teknologjik t’i vendosë njerëzit të parët, këto institucione herët a vonë do të bëhen të parëndësishme./Bota.al

Share: