Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi pritet të paraqitet sot në Prokurori për t’u marrë në pyetje mbi skandalin e ‘Silicon Mix’. Sipas mediave ish ministri është thirrur për t’u marrë në pyetje në orën 12:00.
Pak kohë më parë u denoncua në media se si një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ po shitej ne Shqipëri si pleh kimik.
Por vetë fermerët e blinin atë për të vrarë insektet që dëmtonin qershitë. ‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një urdhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat.
Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin.