Rama mban fjalim në OKB: Reforma në drejtësi në Shqipëri, një proces madhor

Aktualitet Kryesore Politikë

Gjatë fjalimit në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi në Shqipëri, duke premtuar se sistemi i ri gjyqësor do të bëjë të mundur luftimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

 

Rama e konsideron të pashembullt këtë reformë që ka çuar në pastrimin e sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Edi Rama: Reforma e pashembullt në drejtësi në Shqipëri, një proces madhor duke hequr gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja gjyqësore të përshtatura për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, duke transformuar gjithë fizionominë e vendit.

Korrupsioni në gjyqësor jo vetëm parandaloi në dhënien e drejtësisë, u shndërrua në pengesë për ta bërë drejtësinë normën e ekzistencës sonë të përditshme si shoqëri.

Ndërkohë që sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë duke u bërë plotësisht funksional, ne shpresojmë që ai do të ulë në mënyrë të konsiderueshme të gjitha aktet e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin dhe do të sigurojë triumfin e shtetit të së drejtës në të gjithë vendin, një vend që e dua me shpirt dhe e përfaqësoj me krenari këtu sot.

Share: