Horoskopi për sot, e hënë, 16 shtator 2019

Shkencë & jetë

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje mund të mendojnë rreth së kaluarës. Do të kujtoni diçka që do t’ju ngjallë mjaft nostalgji. Megjithatë, rekomandohet të mos ktheheni pas dhe të përqëndroheni tek e ardhmja. Bëni gjithçka mundeni për atë arritur synimet tuaja.

 

Demi
Do të ndiheni të mbushur plot energji dhe pozivitet. Është dita e duhur për të ndihmuar personat rreth jush, te cilët do ti bëni të ndihen mjaft mirë. Dikush mund t’ju befasojë me një dhuratë ose me një deklaratë, të cilën nuk e prisnit aspak.

Binjakët
Mos u futni thellë në mendime, pasi brenda jush nuk do të krijohet gjendja që dëshironi. Rekomandohet të kryeni aktivitete të ndryshme, të cilat ju ndikojnë mirë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Bëni kujdes me shëndetin.

Gaforrja

Ekziston mundësia të ndiheni çuditshëm gjatë kësaj të hëne, por mos u frikësoni. Gjërat do të shkojnë ashtu sikurse i kishit parashikuar, por do t’ju frikësojë ndjesia se mund të ndodhë diçka e keqe. Në mënyrë që të largoni mendime të tilla, dëgjoni muzikë ose dilni me miq të mirë.

Luani
Mund të ndodhin disa gjëra sot që do t’ju shmangin nga detyrat që duhet të bëni në të vërtetë. Por ato që po ndodhin kanë një qëllim dhe do të ishte mirë të tregoheshit të duruar. Sa i përket marrdhënies në çift, gjithçka do të shkojë mbarë dhe do të ndiheni më të konsoliduar në ditët në vijim.

 

 

Virgjëresha

Do të jeni plot energji këtë të hënë dhe gjatë ditës do të përfundoni disa projekte të rëndësishme në punën tuaj. Pasdite do të keni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar dhe për të qëndruar pranë atyre që dëshironi. Beqarët e kësaj shenje mund të mos marrin atë që kërkojnë sot.

Peshorja
Do të ndiheni të kënaqur me zhvillimet e kësaj dite në jetën tuaj profesionale. Kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në aspektin personal, teksa do të ndiheni në humor të mirë. Ka gjasa që dikush t’ju shprehë ndjenjat, diçka të cilën nuk e prisnit aaspak.

Akrepi
Është e rëndësishme të ecni përpara dhe provoni eksperienca të reja, mbi të gjitha në aspektin profesional. Kushtojini më shumë kohë vetes. Dilni me miqtë dhe mos refuzoni ftesat për të marrë pjesë në evente të ndryshme.

Shigjetari
Të lindurit e kësaj shenje mund të ndihen në siklet teksa dikush i vëzhgon vazhdimisht. Kjo do t’ju bëjë që disa opsione t’i vini në dyshim. Rekomandohet të mos ndryshoni veprimet tuaja dhe gjithçka ta bëni si më parë.

Bricjapi
Ka gjasa që kjo e hënë mos të shkojë siç e kishit parashikuar. Mund të ndiheni të lodhur dhe nuk do të keni dëshirë të bisedoni. Jepini veten forca dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmën e familjarëve tuaj.

Ujori
Do të perballeni me kundershtime në shtëpi në lidhje me një vendim që keni marrë ose po mendoni akoma. Dëgjoni mendimin e tyre, por në ne fund vendosni vete. Mund të keni probleme financiare, por mos u shqetësoni. Gjithcka është kalimtare dhe shumë shpejt do të gjeni qetësinë.

Peshqit
Sot mund të ndiheni të tunduar drejt mundësive të reja. Kujdes, shqyrtoni mirë alternativat përpara se të vendosni. Dashuria është në ditën e saj më të mirë. Kujdesuni për partneren/partnerin, kjo gjë do tju bëjë të lumtur.

Share: