Disa ‘truke’ se si ta përdorni internetin për të bërë para

Shkencë & jetë

Për shumë njerëz në vendin tonë, të bësh para nga shtëpia do të ishte si një ëndërr e bërë realitet. Nëse ata mund të gjejnë një mënyrë për të fituar para me një faqe interneti ose ndonjë ndërmarrje tjetër në internet, njerëzit mund të lënë punën e tyre për t’u përqendruar në sipërmarrjet online, të cilat të fusin në një botë sa që mund t’u marrë aq shumë kohë sa mund të mos keni më mundësi të shpenzoni kohë me familjen tuaj. Shumë njerëz në Shqipëri në ditët e sotme po angazhohen dhe po investojnë shumë online.

Edhe pse vendi jonë nuk ofron mjaftueshëm mundësi, të gjithë që kanë hulumtuar e kanë gjetur një rrugë apo më shumë se si të fitojnë para, sidomos të rinjtë. Teknologjia është një fushë e cila përditësohet shumë shpejt dhe gjëja më e rëndësishme është të kapësh trendet. Mundësia më e mirë që kjo fushë ofron është ‘si të bëni para nga shtëpia’ e cila është një ndër punët më komode që kushdo mund të gjejë. Tani, këtu është lajmi i mirë.

Shumica e strategjive të të ardhurave online nuk janë aq të komplikuara. Ashtu si çdo sipërmarrje biznesi, të ardhurat tuaja online kërkojnë kohë për t’u rritur. Duhet të jeni të gatshëm të kushtoni kohën dhe energjinë e nevojshme, nëse ju nuk hiqni dorë kollaj probabiliteti që ju të dilni të fituar është shumë i lartë. Një gjë është e sigurt të gjithë duan të fitojnë para online, por nuk kanë informacion të sigurt se si të fillojnë, personalisht nga hulumtimet e bëra dhe eksperienca personale këto janë mundësitë më të mira dhe realiste për tu marrë parasysh:

Google Adsense

Nëse keni vizituar ndonjë faqe interneti, keni parë reklama nga Google. Këto reklama janë kudo, dhe për arsye të mirë. Jo vetëm që ato janë të lehta për t’u vendosur në çdo faqe interneti bazë, por mund të jenë fitimprurëse kur faqja juaj fillon të sjellë një sasi të qëndrueshme vizitorësh. Në Shqipëri ka shumë të rinj të cilët fitojnë para nëpërmjet ‘Adsensit’ pasi ka plot njerëz, video, apo tutoriale të cilat ta shpjegojnë metodën e punës. Facebook është aktualisht rrjeti ku gjenden më kollaj mënyrat e fitimit. Personalisht kur e kam nisur mendoja se pak shqipëtarë e dinin por pasi gjëja më shumë grupe pune kam njohur aq shumë sa që ndanim edhe eksperiencat apo format më të lehta dhe të sigurta të fitimit. Google AdSense është një ndër opsionet më të thjeshta të punës online. Nëse keni një blog ose faqe interneti, mund të regjistroheni për një llogari e cila është falas në Google AdSense. Prej atje, Google do t’ju japë një kod unik që ju do të ngjitni në faqen tuaj te internetit. Google e merr atë nga atje, duke ndjekur shikimet tuaja të faqeve, trafikun dhe fitimet në emrin tuaj. Puna më e vështirë në ‘AdSense’ është tërheqja e vizitorëve pasi shumë kollaj mund të krijosh një ëebsite apo të bësh postime. Por nga eksperienca të mësosh ‘truket’ e Google AdSense të cilat mësohen hap pas hapi por gjithmonë duke hulumtuar, mund t’ju sjellin fitime më të larta dhe pa u lodhur shumë. “Truket” do iu mësojnë gjithçka duke nisur nga krijimi i një profili me vendodhje në SHBA apo Europë pasi fitimet janë më të larta për këto vende, gjithashtu më e rëndësishmja, grupet e punës ku mund të shkëmbesh klikime të konvertuara në para me persona të ndryshëm nga e gjithë bota. Pjesa përfundimtare e punës është shpërblimi, i vetmi problem është se pagesa e cila merret nëpërmjet një karte krediti të porositur online, del 21 ditë pasi përmbushet muaji. Fitimet janë tepër të larta në qoftë se punoni me seriozitet, madje mund të kapni shifrat e rreth 1 mijë dollarë në muaj duke punuar 4-6 orë në ditë. Është një punë tepër e mirë pasi bota e reklamave online po merr gjithmonë e më shumë investime.

Një anë tjetër e mirë e Adsense është që mund të fitosh edhe nëpërmjet YouTube, ku në vendin tonë për një farë kohe ‘vidhnin’ video humoristike, ‘vines’ nga personat publik amerikanë të cilët postonin video të tilla pothuajse përditë në Instagram. Por fitimet nga Adsense ishin plotësuese pasi YouTube ka platformën e vet të reklamave dhe të sponsorizimeve. Puna për YouTube ndryshe nga Adsense ishte më e vështirë pasi duhen selektuar videot, duhen montuar, problem mund të kishte dhe ‘Copyright’ i cili nuk të lejonte të merrje videot e të tjerëve duhet të punoje mirë me ndjekësit ose “subscribers”. Pranimi në YouTube në kategorinë ku mund të fitoje para kishte kërkesat në numër ndjekësish dhe në orë shikimi. Sikurse në Adsense edhe këtu të duhet të mësosh hilet, ku ndër të parat është vendosja e vendodhjes në SHBA pasi fitimet ishin shumë të larta nëse kishe ecuri pune dhe trafiku. Personat që bëjnë para online në vendin tonë nuk njihen publikisht ose preferojnë kështu. Janë disa persona të cilët e kanë nisur si formë argëtimi në vendin tonë apo thjesht diçka që duhej eksperimentuar dhe kanë arritur deri në 800 mijë subscriber (të regjistruar) apo rreth 2 milionë subscriber dhe kanë fitime mesatarisht deri në 180 mijë dollarë në vit por që në periudhat më të mira kanë fituar deri në 600 mijë dollarë.

Faqet në rrjetet sociale

Shit-Blerja e Facebook page apo Instagram është një tjetër mënyrë e bërjes së parave në vendin tonë. Faqet në Facebook u bënë shumë të njohura në një periudhë deri para 5 viteve. Duke qenë se rrjeti social në atë periudhe ishte më i përdoruri, nisën dhe krijimet e faqeve të cilat mund të bëheshin edhe shumë shpejt virale dhe personi që e kishte krijonte faqe të tjera dhe niste reklamimi i faqeve me njëra tjetrën dhe rritja e ndjekësve në to. Më pas faqet që kishin rreth 50 mijë ndjekës shiteshin në bazë të aktivitetit vendodhjes së ndjekësve dhe çmimet vendoseshin nga vetë shitësit. Faqet më të mira kanë kapur ndjekës deri në 1 milion apo edhe më shumë ku kryesisht synoheshin ndjekësit amerikanë dhe kanë kapur shifrat deri në 20 mijë apo 50 mijë euro në vit. Por rënia e aktivitetit të Facebook dhe ndryshimi i politikave bëri që këto faqe mos ecnin më pra nuk rriteshin vetëm në qoftë se ti paguaje lekë për sponsorizime dhe gjithashtu disa faqe u mbyllen nga rrjeti pasi kontenti i tyre nuk ishte shumë i përshtatshëm dhe për shkak të opsionit ‘block’ apo ‘report’ që mund të merrnin nga ndjekësit.

Forma e shit-blerjes u transferua në Instagram. Pasi ishte forma e vetme në fillimet e saj për të bërë para. Por këtu nuk kishte kategorizime dhe e vetmja mënyrë ishte që ti të rrisje ndjekësit në një profil që mund ta përdorje edhe si faqe. Gjithmonë përmbajtja që zgjidhej vlerësohej shumë gjithashtu gjetja e një ndonjë produkti ekskluziv mund të bënte viral një profil instagrami brenda ditës, dhe kishin të njëjtën procedurë pune si në Facebook. Në Instagram rritja e trafikut ishte më e vështirë pasi popullimi i tepërt rriti profilet të kthyera në faqe. Por që në bazë të aktivitetit dhe ndjekësve një faqe me 50 mijë folloëers mund të shitej deri në 2 mijë dollarë. Më pas Instagram kaloi në një fazë tjetër ajo e reklamimit të bizneseve nga profilet e cila vijon edhe tani dhe është një mënyrë e mirë për të fituar, ku në faqet me të njohura duhet të paguash 50 $ deri në 200 $ në ditë për t’i siguruar biznesit tuaj një numër klientësh të tërhequr nga reklama në Instagram. Shumë blogerë të cilët janë edhe personazhe publik në vendin tonë e kanë profesion me kohë të plotë duke dalë vetë në instagramin e tyre dhe reklamojnë produkte , biznese, kompani të ndryshme duke marrë përfitime tepër të larta krahasuar me pagat në vendin tonë.(TV Scan)

Share: