Edi Rama i është përgjigjur opozitës, pasi kjo e fundit e akuzoi kryeministrin se ditën e nesërme do të organizojë një antimiting në Vlorë.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se ditën e nesërme nuk do të bëhet asnjë miting, por do të zhvillohet një dialog në kuadër të turit të takimeve “Bashkia që duam”.
Duke ironizuar deklarat e ardhur nga opozita Rama shkruan; “Mos na bëni reklamë se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”.
“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam, prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”, shkruan Rama në Twitter.
Gjatë orëve të fundit opozita e ka akuzuar kreun e qeverisë se paralelisht me protestën e tyre, do të zhvillojë një antimiting në Vlorë. Sipas selisë blu, Rama ka thërritur me forcë punonjësi e administratës në takimin e nesërm.