Ndahen çmimet për gazetarinë investigative nga BE, Luigi Soreca kritikon qeverinë: Nisma jo në favor të lirisë së medias

Aktualitet Kryesore Politikë

Gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve të BE-së për Gazetarinë Investigative, ambasadori Luigi Soreca është ndalur tek problematikat me të cilat po përballet mediat në Shqipëri.

Ai ka hedhur kritika mbi qeverisë sa i takon nismave ligjore për të ndryshuar legjislacionin e shërbimeve për mediat online.

Soreca është shprehur se “Komisioni Evropian ndan shqetësimet e organizatave të tjera ndërkombëtare, që lidhen me mungesën e sigurisë juridike dhe zgjerimin e fushës së kompetencës së Autoritetit të Mediave Audiovizive për të përfshirë rregullimin në internet të mediave – pasi kjo mund të çojë në efekt negativ mbi lirinë e shprehjes”.

 

“Ne mendojmë se standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave janë thelbësore për zhvillimin e mediave të forta dhe pluraliste, dhe duhet të merren parasysh plotësisht nga autoritetet shqiptare.

Ne gjithashtu i inkurajojmë autoritetet shqiptare që të ndjekin procesin e konsultimit me komunitetin e mediave për draft amendamentet, duke marrë parasysh ekspertizën e aktorëve ndërkombëtarë, duke siguruar kështu një ndikim pozitiv në të ardhmen të paketës legjislative mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri”, u shpreh ai.

 Pjesë nga fjala e Luigi Soreca:

Siç e dini shumë mirë, në Shqipëri ka nisma të vazhdueshme ligjore të qeverisë për të ndryshuar legjislacionin e shërbimeve mediatike.

Komisioni Evropian fillimisht kishte kërkuar që këto iniciativa të përafroheshin plotësisht me Shërbimet e Mediave Audio-Vizive të BE-së dhe direktivat e E-Tregtisë.Edhe pse shqetësimet kryesore të mëparshme në lidhje me acquis e BE-së duket se janë adresuar, pajtueshmëria e plotë e draft amendamenteve me standardet e lirisë së shprehjes duhet ende të sigurohet.

Komisioni Evropian ndan shqetësimet e organizatave të tjera ndërkombëtare, që lidhen me mungesën e sigurisë juridike dhe zgjerimin e fushës së kompetencës së Autoritetit të Mediave Audiovizive për të përfshirë rregullimin në internet të mediave – pasi kjo mund të çojë në efekt negativ mbi lirinë e shprehjes.

Kur bëhet fjalë për trajtimin e dezinformimit, ndërsa ndajmë shqetësimet e autoriteteve shqiptare në lidhje me dezinformimin, Komisioni rekomandon qasje që janë më pak të ashpra, bazuar në një qasje të vetërregullimit.Kjo është qasja që Komisioni Evropian propozon në Komunikimin e tij mbi “Trajtimin e dezinformimit në internet “.

Ne mendojmë se standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave janë thelbësore për zhvillimin e mediave të forta dhe pluraliste, dhe duhet të merren parasysh plotësisht nga autoritetet shqiptare.

Ne gjithashtu i inkurajojmë autoritetet shqiptare që të ndjekin procesin e konsultimit me komunitetin e mediave për draft amendamentet, duke marrë parasysh ekspertizën e aktorëve ndërkombëtarë, duke siguruar kështu një ndikim pozitiv në të ardhmen të paketës legjislative mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri.
Kjo është ajo që synon të kremtojë sot ceremonia jonë e Çmimeve të BE-së për Gazetarinë Investigative duke promovuar arritjet tuaja të shquara si gazetarë investigativë, si dhe duke kontribuar në paraqitjen e gazetarisë cilësore në këtë pjesë të Evropës.

Share: