Dëshironi flokë të shëndetshëm? 6 ushqimet që s’duhet t’i hiqni kurrë nga tryeza

Shkencë & jetë

Shëndeti i flokëve është i lidhur ngushtë jo vetëm me stresin por edhe me ushqyerjen e shëndetshme. Mosha 35 vjeç përbën një moment kyç për flokët e njeriut.

Në këtë moshë, floku ka tendencën të hollohet dhe të bjerë. Rënia dhe hollimi i flokëve është në ritme më të larta tek gratë, thonë ekspertët.

Ata kanë identifikuar disa mënyra krejt natyrale që përmirësojnë rritjen dhe shëndetin e flokut. Bëhet fjalë për 6 ushqime të shëndetshme dhe shumë të rëndësishme.

Barishtet
Barishtet si spinaqi apo kale ofrojnë doza të mira të hekurit, një mineral thelbësor për qelizat e shëndetshme të flokut.

Mungesa e hekurit është një nga shkaqet më të përhapura të rënies së flokut.

Agrumet
Portokallet, limonët dhe qitro janë disa prej agrumeve më të pasura me vitaminë C.

Kjo vitaminë që tretet në ujë ndihmon në përthithjen e ushqyesve të rëndësishëm për shëndetin e flokut siç është hekuri.

Patatja e Ëmbël
Flokët janë pjesa që rritet më shpejt në trupin e njeriut.

Ai ka nevojë shumë për vitaminën A e cila gjendet me shumicë tek patatja e ëmbël.

Vezët
Vezët janë të pasura me proteinë, e cila garanton rritjen e shëndetshme të flokut.

Ky i fundit në vetvete është i përbërë nga proteina.

Keratina gjendet në çdo fije floku, ndaj proteina duhet konsumuar çdo ditë.

Avokadot
Avokadot bëjnë mrekullira për flokun e thatë.

Ato janë të pasura me vitaminat A, D, E dhe B6 por edhe me proteina, amino acide, magnez, acid folik, bakër dhe hekur.

Vitamina E në veçanti ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut që është thelbësor për rritjen e flokut.

Arrorët dhe Farat
Acidet yndyrore omega-3 që gjenden me bollëk tek arrorët dhe farat janë të domosdoshme për trashësinë e flokut.

Bajamet, shqemet dhe arrat janë ndër më të pasurit me acide yndyrore.

Për më tepër, arrorët përmbajnë edhe vitaminë D e cila ndihmon në rritjen dhe trashësinë e flokut./agroweb

Share: