“E gjitha që mund të bëjë është të përgjigjem në emrin tim, duke e kuptuar se ajo që e them është relative. Të pranosh absurditetin e gjithçkaje rreth nesh është një hap, një e përvojë e domosdoshme:ajo nuk duhet të bëhet një fund i vdekur.
Ajo e ngjall një revoltë e cila mund të bëhet e frytshme. Një analizë e idesë së revoltës mund të na ndihmojë për të zbuluar idetë të afta për rivendosjen e një kuptimi të ri për ekzistencën, megjithëse një kuptim që gjithmonë do të jetë në rrezik.
Në një botë, absurditeti i së cilës duket të jetë aq i padepërtueshëm, ne thjeshtë duhet ta arrijmë një shkallë më të lartë të mirëkuptimit mes njerëzve, një sinqeritet më të madh. Duhet ta arrijm këtë ose të shuhemi.
Për ta bërë këtë, disa kushte të caktuara duhet të përmbushen: njeriu duhet të jetë i çiltër (falsiteti i ngatërron gjërat), i lirë (komunikimi është i pamundur mes skllavë).
Në fund, ata duhet ta ndjejnë një drejtësi të sigurt rreth vetes.”