Këshilla e Anna Freud!

Kritikë Letrare Kulturë Libri

Një letër e vitit 1968, e shkruar nga Anna Freud, për Revistën Ndërkombëtare të Psikanalizës.
Ana është vajza e themeluesit të psikanalizës Sigmund Freud dhe është e njohur për studimet e saj psikanalitike tek fëmijët dhe mbi origjinën e ‘mekanizmave mbrojtës’.

Në letrën më poshtë, ku i shkruan një psikanalisti në fillim të karrierës, Anna Freud flet për kualitetet që duhet t’i këtë një piskanalist, por jep edhe këshilla mbi rëndësinë e letërsisë në formësimin e njeriut:

“I dashur John…, Më keni pyetur se çka konsideroj si cilësi qenësore për dikë që dëshiron të bëhet psikanalist? Përgjigja është relativisht e thjeshtë: nëse dëshiron të bëhesh një psikanalist i vërtetë Ju duhet të keni dashuri të madhe për të vërtetën; të vërtetën shkencore si edhe atë personale. Si dhe ta vlerësoni këtë të vërtetë shumë më shumë sesa shqetësimin që mund ta keni nga ndeshja me fakte të pakëndshme; pavarësisht asaj nëse këto fakte i përkasin botës se jashtme apo botës tënde të brendshme.

Tutje, mendoj, se një psikanalist duhet të këtë kërshëri përtej kufizimeve në fushën e mjekësisë. Të jetë i interesuar në fakte që i përkasin sociologjisë, religjionit, letërsisë dhe historisë. Në të kundërtën, dija e tij do të mbetej shumë e kufizuar. Kjo do të thotë: përgatitje të domosdoshme përtej kërkesave që shtrohen për kandidatët e psikanalizës nëpër institute.

Duhet të bëheni lexues i etur,  të keni njohuri mbi letërsinë e shumë vendeve dhe njohuri mbi kultura të ndryshme. Në personazhet më madhështore të letërsisë do të gjeni njerëz që e njohin natyrën njerëzore po aq sa psikanalistët dhe psikologët.”

Përktheu: Agon Sinanaj

Share: