Fizika objektive na “ka bërë lëmsh” – “realiteti është relativ”. Kështu thotë Carlo Rovelli në librin “Realiteti nuk është si duket”. Duhet të shkojmë pas tek një ide 2300 vjecare (ndoshta më e madhja e njerëzimit).
Logjika e lashtë e Demokritit për atomet thotë se nuk mund të ndash gjërat në infinit – përtej një ndarjeje të caktuar nuk mund të ndash më. Arsyeja tregon se realiteti është “atome dhe zbrazëti” (“atomos” do të thotë i pandashëm).
Gjithë kjo e shfaq kozmosin si një “vallëzim të pafund mes të ndashmes dhe të pandashmes”.
Atomistët e lashtë e shihnin shkrimin si një “model të dukshëm” të proceseve të padukshme të organizimit të kozmosit: Teksti e bëri gjuhën të dukshme, iluminoi funksionimin e saj (pjesët plus rregullat e kombinimit) dhe ofroi mënyra të reja të të menduarit.
Grekët kishin “të parin alfabet të vërtetë”: një sistem universal shkrimi që përdorte pak gërma për të shifruar shumëllojshmërinë e pafund të të folurit. Po kështu e gjithë materia është e shkruar në një “gjuhë … të atomeve”.
Rovelli e shtrin metaforën e Demokritit që atomet janë alfabeti i materies, duke e shfaqur fizikën si “gramatikën e botës”.
Por sintaksa të tjera dominojnë shkencën. Matematika sjell format/rregullat e veta gramatikore. (Paraardhësi i Platonit, Pitagora besonte se “numrat ishin perëndi” – ata shprehnin modele të pavdekshme).
Matematika platonian e shkencës ka prodhuar rezultate të fuqishme, por edhe “situata patologjike” me kuptime të paqarta, deri absurde… Për shembull …
“Teoria e fushës kuantike… është e mbushur me absurditete matematikore” (llogarit vazhdimisht vlera të pafundme).
“Kuptime” misterioze ende rrethojnë ekuacione 100-vjecare të mekanikës kuantike (për shembull mes ndërveprimeve, thërrmijat ekzistojnë vetëm si një “re probabiliteti”). / bota.al