Horoskopi për sot, e diel, 25 gusht 2019

Shkencë & jetë

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje do të përpiqen maksimalisht të zgjidhin disa ekuacione të vështira. Nuk rekomandohet të shpenzoni apo të bëni riparime në shtëpi. Në përgjithësi e diela do të jetë një fundjavë e zakonshme. Të moshuarit e kësaj shenje do të bëhen mjaft nostalgjik duke kujtuar momentet më të bukura nga e kaluara.

Demi
Gjatë kësaj dite do të keni sukses ndaj seksit të kundërt. Për ata që tashmë kanë një partner ose bashkëshort, përqendrohuni te ringjallja e pasionit brenda marrëdhënies tuaj. Të rinjtë duhet të mendojë për përgatitjet e vitit të ri shkollor. Ndërsa për disa të tjerë, kjo e diel nuk është e duhur për të krijuar partneritet në biznes.

Binjaket
Binjakët do të kenë të drejtë të ndihen krenarë për veten sot. Ekziston mundësia të viheni në qendër të vëmendjes për arritjet tuaja. Sa i përket anës profesionele, gjërat do të shkojnë ashtu sikurse e kishit parashikuar. Është e rëndësishme që të gjeni kohë për t’u relaksuar, për të rifituar energjitë në ditët në vijim.

Gaforrja
Për Gaforret as streset, dramat apo situatat e papritura nuk parashikohen sot. Në përgjithësi, e diela do të kalojë në mënyrë monotone. Do të kënaqeni nën shoqërinë e disa anëtarëve të ngushtë të familjes. Është dita e duhur për të organizuar një udhëtim të shkurtër.

Luani
Luani sot do të ndihet sikur jeta është ‘bllokuar’ në një ndalesë të papritur. Megjithatë, kjo do të jetë situatë e përkohshme. Kushtojini më shumë rëndësi shëndetit duke u ushtruar fizikisht. Partneri/partnerja juaj mund t’ju befasojë me një situatë mjaft të këndshme.

 

Virgjëresha

Virgjëreshat sot rrezikojnë të humbasin mbështetjen e dikujt shumë afër tyre. Kjo mund të paraprihet nga një konflikt, një shaka e papërshtatshme ose një kritikë e ashpër dhe e pakëndshme. Pjesa tjetër e fundjavës suaj do të kalojë pa probleme. Bëni kujdes, nëse keni planifikuar të udhëtoni këtë të diel.

Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje do të përpiqen të zgjidhin një konflikt që i ka munduar prej ditësh. Mbani veten nën kontroll dhe bëni kujdes me fjalët. Nuk është dita e duhur për të deklaruar dashurinë, pasi rrezikoni të mos merrni përgjigjen që dëshironi.

Akrepi
Mund të përballeni me vështirësi gjatë kësaj dite ndaj rekomandohet të këshilloheni me familjarët dhe t’i merrni për bazë këshillat e tyre. Megjithatë, gjatë ditës do të ketë edhe momente, që do ju falin kënaqësi. Dikush mund t’ju bëjë një dhuratë shumë domethënëse.

Shigjetari
Një mik i vjetër do t’ju gëzojë duke ju vizituar në shtëpi. Gjithashtu ekziston mundësia të gjeni diçka që ju ka humbur. Nuk përjashtohet mundësia që dikush të përpiqet të gjejë gabimet tek ju dhe t’i vërë në dukje ato.

Bricjapi
Ekziston mundësia të ndiheni të irrituar sot. Mos u përpiqni të komandoni të tjerët, pasi do të haseni me kritika. Kalojeni këtë ditë nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve tuaj të ngishtë. Lëreni zgjidhjen e problemeve për të ditë të tjera.

Ujori
Mos u përpiqni të bindni disa persona, të cilët nuk kanë dëshirë të reflektojnë në sjelljen e tyre. Ka gjasa të merrni një telefonatë të rëndësishme në lidhje me aspektin profesional. Mund të realizoni një takim mjaft të frutshëm për punën tuaj.

Peshqit

Kjo e diel do të jetë e mbushur plot humor. Do të rrethoheni nga miq, shakatë e të cilëve do t’jua bëjnë ditë edhe më të bukur. Bëni kujdes me buxhetin dhe mos bëni shpenzime të kota. Partneri/partnerja juaj mund të kërkojë më shumë vëmendje nga ju.

Share: