Keni një vjehërr shumë kritike, që ju ndërhyn për gjithçka? Ja 5 mënyra për të menaxhuar situatat me të

Shkencë & jetë

Kur jeni duke kërkuar shpirtin tuaj binjak, shpesh keni tendencën të harroni se do të martoheni me të gjithë familjen e tij. Është shumë e natyrshme pasi është në vetvete e vështirë të gjesh dikë që e dashuron, e lëre më të afërmit e tij. Fatkeqësisht, kur bëhet fjalë për familjen e partnerit është gjithmonë dikush kritik, dhe sidomos vjehrra.

Edhe nëse ajo ju adhuron plotësisht dhe nuk mund të imagjinojë një partnere jete më të mirë se ju për djalin e saj, ju jeni akoma personi që mund të keni një mënyrë tjetër për të bërë gjërat. Dhe, kjo mund të shkaktojë një konflikt në një pikë ose në tjetrën. Sidoqoftë, nëse mendoni se vjehrra juaj po kalon cakun, atëherë duhet të shqetësoheni.

Mund të jetë problem nëse i shprehni emocionet tuaja por mund të ndiheni edhe me keq nëse nuk e bëni. Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbani mend se lumturia juaj gjithashtu ka rëndësi. Pra, edhe nëse e respektoni jashtëzakonisht vjehrrën, heshtja juaj nuk duhet të përfundojë duke i bërë situatat edhe më keq.

Këtu ju tregojmë disa nga mënyrat sesi mund të menaxhoni situatën me një vjehërr tepër kritike:

Mundohuni të shikoni anën e saj të rrëfimit.

Ka shumë raste kur vjehrra nuk e kupton as që është shumë kritike. Në mendjen e saj, ajo mund të mendojë se ju ndihmon. Njerëzit e moshuar në përgjithësi kanë tendencë të japin shumë këshilla duke marrë parasysh sasinë e mençurisë dhe përvojës që ata mbajnë. Por, nganjëherë, shumë prej tyre duken më shumë si kritika sesa ndihma. Pra, është e rëndësishme që ta vendosni veten në këpucët e saj dhe të kuptoni perspektivën e saj. Do të kuptoni që ajo thjesht po përpiqet t’ju ofrojë ndihmë në një mënyrë që ajo di më së miri!

Ndryshimi i temës

Nëse po zhvilloni një bisedë normale me vjehrrën por e ndjeni se po shkon drejt kritikave, përpiquni ta ndryshoni temën sa më mirë që të jetë e mundur. Gjithmonë mund të provoni dhe zhvendosni fokusin. Filloni të flisni për të. Për shembull, nëse ajo po ju këshillon se si të kujdeseni për fëmijën tuaj, së pari thuajini në rregull dhe më pas filloni të flisni për vjehrrën duke i kërkuar më shumë të dini për jetën e saj. Jemi të sigurt që ajo do të vlerësojë se ka dikë që e dëgjon.

Vetëm prisni me durim

Për të qenë të sinqertë, me familjet e këtyre ditëve, me shumë mundësi e takoni vjehrrën vetëm njëherë pas shumë kohësh. Nëse ky është rasti përpiquni të zvogëloni ndjeshmërinë ndaj të tilla situatave. Megjithëse mund të ndjehet zhgënjyese, nuk keni pse krijoni një dramë të panevojshme nëse nuk është një problem i vazhdueshëm. Por, nëse jetoni  me vjehrrën, mos i mbani ndjenjat tuaja të mbyllura. Kjo mund të shkaktojë pakënaqësi, e cila nuk është e mirë në planin afatgjatë.

Bëni një diskutim të ndershëm me partnerin tuaj

Gjithmonë është mirë të bëni një diskutim me bashkëshortin tuaj dhe ta informoni atë rreth situatës përpara se të flisni me vjehrrën. Është një mundësi e fortë që ai mund të mos e ketë fare idenë se si jeni ndjerë. Por, mos harroni të mos jeni të ashpra kur i flisni për  këtë temë. Në fund të fundit, është nëna e tij ajo për të cilën po flisni. Meqenëse ai është rritur me të, ekzistojnë edhe shanset që ai të mund të dijë si ta trajtojë situatën pa probleme.

Flisni drejtpërdrejt me të

Po, merrni një konsideratë të flisni drejtpërdrejt me vjehrrën. Vetëm mos e bëni të tingëllojë s kur keni pretendime dhe përpiquni të jeni sa më empatike. Theksoni se si e kuptoni që këshilla që ajo ju jep ka për qëllim t’ju ndihmojë por kritikat ju lëndojnë. Skenari më i mundshëm është që ajo mund të mos ketë idenë se si po ndikon tek ju. Dhe, në të vërtetë, mund të ndjeheni të lumtura që u hapët me të.

Share: