10 mendime mbi pasurinë dhe suksesin!

Shkencë & jetë

“Paratë janë të rëndësishme. Ato e paraqesin shëndetin, forcën, nderin, bujarin dhe bukurinë. Lakmia për to paraqet sëmundje, dobësi, turp, kotësi dhe shëmtim.”
– G. B. Show

“Paraja mund të jetë lëvorja e shumë gjërave, por jo edhe bërthama e tyre; ajo mund ta blejë ilaçin, por jo edhe shëndetin; një të njohur, por jo miqt e vërtetë; shërbimin, por jo besnikërinë; ditët e gëzuara, por jo paqen dhe lumturinë.”
– Henrik Ibsen

“Edhe nëse nuk ke mundur të kursesh shuëm para përgjatë jetës tënde, nëse u ke kursyer të tjerëve dhimbjet e zemrës, dije se vërtetë je shumë i pasur.”
– Seth Parker

“Kurrë mos i investo paratë në diçka që ha.”
– Bili Krauz

“Ata që kanë para mendojnë se gjëja më e shtrenjtë në botë është dashuria. Të varfërit e din se janë paratë.”
– Gerald Braman

“Mos u mundo të bëhesh njeri i suksesshëm, por më shumë mundohu të bëhesh i vlefshëm.”
– Albert Einstein

“Suksesi dhe falimentimi janë të dyja të vështira për t’u menaxhuar. Me suksesin vjen tradhëtia, divorci, udhëtimet, mendimet, depresioni, neuroza dhe vetvrasja. Me falimentimin vjen shkatërrimi.”
– Joseph Heller

“Suksesi ka qindra baballarë. Dështimi është jetim.”
– William Goldman

“Suksesi vjen tek ata që janë shumë të zënë duke e kërkuar atë.”
– Henry David Thoureau

“I vetmi vend ku suksesi vjen para punës është fjalori.”
– Vidal Sasson

Share: