Nje kafe ose çaj para gjumit nuk ndikon në fjetje

Shkencë & jetë

Një studim i ri vuri në dukje se konsumi i kafes dhe çajit para kohës së fjetjes nuk ndikon në gjumë.

Sipas gazetës “Independent”, hulumtuesit nga universitetet amerikane të ”Florida Atlantic” dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Harvardit, kanë regjistruar se sa kafeinë, alkool dhe nikotinë konsumuan ditën dhe natën 785 vullnetarë për 5 164 ditë me radhë.

Ekipi hulumtues më pas këto të dhëna i krahasoi me të dhënat e kohëzgjatjes dhe efikasitetit të gjumit të pjesëmarrësve.

Si rezultat u vëzhgua se nikotina dhe alkooli e ndërpret gjumin, ndërsa kafeina nuk ka ndonjë efekt mbi gjumin.

Studimi gjithashtu zbuloi se pirja e një cigareje para fjetjes ka reduktuar gjumin për 42 minuta tek ato që kanë vështirësi të flenë, ndërsa konsumi i cigares gjatë mbrëmjes redukton për 43 minuta.

Christine Spadola nga Universiteti ”Florida Atlantic” në artikullin për revistën “Sleep” theksoi se konsumi i nikotinës dhe/ose alkoolit katër orë para fjetjes ndikon negativisht në vazhdimin e gjumit.

Studimi tërheq vëmendjen me rezultatin për të cilën deri më tani mendohej se kafja dhe çaji ndikojnë në gjumë.

Share: