Dalin detaje të reja për 64-vjeçarin që u gjet i vdekur në përrua

Kryesore

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Gjirokastër. Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Përroin e Dunavatit në Gjirokastër, në lagjen muzeale të qytetit.

 

 

Pas 2 orë përpjekjesh, për shkak të terrenit të vështirë, policia ka mundur të nxjerrë trupin e pajetë dhe të identifikojë atë.

Bëhet e ditur se ai është Bujar Gjashta, 64 vjeç nga Tirana.

Mësohet se ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më herët u raportua nga “panorama”, se viktima ka qenë një ish-avokat.

Me kalimin e orëve dhe përditësimit të informacioneve, mësohet se 64-vjeçari kishte shkuar si turist në Gjirokastër.

Ai ishte i shpallur i humbur ditën e djeshme. Deri tani, nuk dihet asnjë gjë për viktimën.

 

Share: