Arti i të negociuarit me narcistët: Si t’i dalloni e si të punoni me ta

Shkencë & jetë

Narcistët janë njerëz që kanë një nevojë të madhe për t’u admiruar. Ato janë tipikë vetë-të rëndësishëm, arrogantë dhe kërkues dhe asnjëherë nuk i marrin më mirësi kritikat.

Ne jetojmë në një shoqëri që po bëhet gjithnjë dhe më shumë narciste. Dhe ka të ngjarë që këta narcistë t’i gjejmë në pozicione të pushtetit politik dhe të biznesit dhe kjo do të thotë se në duhet të negociojmë me ta ndërkohë që ndërtojmë biznesin tonë.

Por lajmi i mirë është se mund të ndërmerrni disa hapa që t’iu ndihmojnë të bëni pazare dhe marrëveshje të suksesshme me këto personalitete të vështira.

 

Si të vëresh një narcist?

Kjo është një pjesë e lehtë, sepse që në momentin kur bisedoni me ta botëkuptimi i tyre bëhet shpejt i dukshëm. Në përgjithësi sipas një narcisti gjithçka rrotullohet rreth tyre dhe me shumë mundësi e shohin veten si hiper inteligjent, tërheqës dhe tepër të aftë. Zakonisht, narcisistët sulmojnë çdo gjë që mund të vë në pikëpyetje perceptimin e tyre të lartë për veten e tyre. Ata kanë tendecë të jenë të aftë në manipulimin e emocioneve siç janë faji, frika dhe ankthi.

Si të punoni me një narcisist?

Narcistët i lëvizin njerëzit për të shërbyer qëllimeve të tyre dhe kushdo përveç narcisistit mund të sakrifikohet me lehtësi.

Ndonjëherë është e pamundur të bësh narcisistët të negociojnë me mirëbesim, dhe përqëndrimi në terma të marrëveshjes dhe shqetësime racionale, logjike shpesh nuk arrin t’i çojë gjërat përpara. Për më tepër, marrja e një rezultati të zbatueshëm mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

Atëherë, çfarë mund të bëni nëse duhet të uleni pranë një narcisti në tryezën e negociatave?

Për të qenë të suksesshëm në trajtimin e narcisistëve, së pari duhet të kuptoni qartë psikologjinë e tyre. Por gjithashtu duhet të kemi parasysh se ato janë ato që janë dhe nuk do të ndryshojnë kurrë. Duke pranuar se kjo është mënyra në të cilën ndodhen gjërat, ju e vendosni veten në një pozitë më të fortë mendore dhe psikologjike për të negociuar në mënyrë efektive me narcistët.

Arti i negociatave me narcistët

Sipas Frank Carone, një negociator i realizuar, në të gjitha negociatat duhet të qëndroni të përqendruar në qëllimin tuaj.

“Kur bëni pazare me narcistët, një nevojë kritike, një nevojë thelbësore është adhurimi juaj. Kjo u dëshmon atyre se ata janë të vlefshëm, madje edhe të shkëlqyer. Narcisistët janë njerëz zakonisht, thellë poshtë, shumë të pasigurt dhe të frikësuar. Prandaj, do të duhet t’i bëni ata të ndjehen të rëndësishëm dhe të fuqishëm,” shtoi ai.

Pra sa më shumë t’u transmetoni narcisistëve që e kuptoni “madhështinë” e tyre, aq më të gatshëm do të gjeni që ata të punojnë me ju për të bërë një marrëveshje.

Mos harroni qëllimin tuaj përfundimtar

Në fund, mos harroni se është e mundur të negociosh në mënyrë efektive me pothuajse të gjithë. Të gjitha bisedimet janë përqendruar në plotësimin e nevojave të secilës palë. Në rastin e negociatave me narcistët, nevoja kryesore është që shpesh ta njihni pikëpamjen e tyre për veten e tyre, dhe ta përforconi atë në mënyrë të përsëritur. Nëse ndonjëherë negocioni me narcistët, sigurohuni t’i kushtoni vëmendjen që dëshirojnë nëse dëshironi të fitoni.

Share: