Tmerr në Turqi, përmbyset autobusi me turistë

Aktualitet Rajon/Botë

Një autobus me turistë polakë, rusë dhe norvegjez, ka dalë nga rruga dje në mbëmje dhe është përmbysur në bregdetin mesdhetar të Turqisë, duke shkaktuar të paktën plagosjen e 25 personave.

Incidenti ndodhi pranë vendpushimit të Kemer, në provincën e Antalias, i cili është shumë i popullarizuar nga turistë rusë, ata nga Europa Lindore dhe nga vendet skandinave.

Sipas raportimeve të medias lokale, shumica e të lënduarve, të transportuar tashmë në spitale të ndryshme në zonë, janë polakë.

Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Shkaqet e aksidentit janë aktualisht të panjohura.

Share: