Berisha: Drejtori i Policisë Fier aksidenton për vdekje qytetarin

Kronikë Kryesore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që akuzon drejtorin e policisë së Fierit se ka aksidentuar për vdekje një qytetar. Sipas Berishës ministri Lleshaj dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu fshehin ngjarjen.

Ndërkohë qytetari që denoncon thotë se ‘drejtori i policisë së Fierit ka qenë i dehur si përditë duke i sjellë vdekjen një qytetari’. Nga ana tjetër burime nga Policia e Shtetit kanë mohuar kategorikisht denoncimin e publikuar nga Berisha.

POSTIMI I BERISHËS

Narkokomisari Famoz Andon Marko shtyp për vdekje qytetarin!

Gjeneral Kanabisi dhe badiguardi i Eskobarit të Ballkanit, Geron Veliaj fshehin aksidentin tragjik.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Prsh Doktor Berisha, doja t’ju informoja se drejtori i policisë së Fierit Andon Marko pardje në darke në datë 16.07.2019 rreth orës 10 të darkës te kthesa e Vajkanit autostradën Fier-Lushnjë duke qenë i dehur me raki si përditë ka goditur një person me makinën e tij të punës duke e lënë të vdekur në vend dhe Policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen dhe s’ka dalë as në media. Ne për një birrë na fusin në burg kurse vet këta vrasin njerëz në rrugë dhe s’u hyn gjemb në këmbë. Ju lutem anonim se nga këta çfarë nuk pret.

Share: