Oh, po të jetë e vërtetë,
Se natën kur gjithcka pushon,
Kur rrezet hënëza e zbetë,
përmbi murrana i vërshon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin nëper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek unë eja menjëherë!
M’u cfaq ashtu sic ishe ti
Përpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht’ e zbehtë, si qiri,
Në prag të fundit gjithë mundim.
M’u cfaq porsi një yll i ndritshëm,
Si zë i leht’ apo si erë,
Apo si një vegim i frikshëm,-
S’ka gjë: ti eja menjëherë!…
Spo të thërras për të qortuar
Me hijen tënde, njerëzinë,
S’po te thërras për t’i zbuluar
Territ të varrit fshehtësinë,
Dyshimet nuk më brejnë mua;
Po të thërras me shpirtin vrer,
Qe të të them me mall: të dua.
Jam yti, eja menjëhere!