Rudina Hajdari flet me emra për klasën politike: No comment, 30 vjet në pushtet

Aktualitet Kryesore Politikë

Deputetja Rudina Hajdari vijon sulmet ndaj gjithë kësaj klase politike, e cila qeveris vendin që prej rreth 30 vitesh.

Ditën e sotme, deputetja Hajdari ka publikuar me emra në “Facebook” vjetërsinë e angazhimit të klasës politike post-komuniste.

Hajdari rendit politikanët që në vitin 1991 e deri në vitin 2009, shumica e të cilëve vazhdojnë të mbajnë postet politike. E revoltuar nga kjo situatë, deputetja duket se ka mbetur pa fjalë, por e shoqëron foto-mesazhin e saj vetëm me një “No comment!”.

Në statusin e saj në facebook përfshin emrat e shumicës së atyre që ende bëjnë politikë aktive në Shqipëri, që nga Sali Berisha e Gramoz Ruçi, e deri tek Bujar Nishani e Agron Duka, pa lënë pas edhe Erion Braçen.

Share: