Mban mend? -Poezi nga Jorgo Bllaci

Kritikë Letrare Kulturë Libri Reportazh / Profil

 

Mban mend? Kësaj rruge dolëm
Natën e lamtumirës.
Fjalët qe nuk i folëm
Shiu ja tha errësirës.

S’di sonte këndej kalova
Kohët si lashë mënjanë,
Befas m’u duk se dëgjova
Dy zëra,si zërat tanë..

Njëri diç foli për mallin,
Tjetri sikur psherëtiu…
E dashur, ne ishim vallë
Apo errësira dhe shiu?

Share: