George Cloony dhe princi Harry kanë një miqësi të njohur tashmë. Më në fund dikush ka reaguar dhe ka folur publikisht për gjithë situatën në të cilën ndodhet Meghan Markle. Aktori është shprehur duke thënë për Dukeshën e Sussex se është shumë i trishtuar për atë që i është dashur të kalojë pas shkrimeve të shumta nga mediat.
“Ata po e ndjekin kudo Meghan Markle. Ajo po ndiqet dhe po përgjohet. Ajo është 7-muajshe shtatzënë dhe po përndiqet në të njëjtën mënyrë si Lady Diana dhe historia po përsëritet. Ne e dimë sesi përfundon kjo. Nuk mund të them sesa frustruese është ta shohësh këtë. Ti merr një letër të shkruar nga vajza për babanë dhe e transmeton kudo. Është e papërgjegjshme. Jam i habitur nga kjo,”- është shprehur aktori, duke iu referuar letrës nga Meghan për babanë e saj.
Një letër, ku ish-aktorja amerikane i kërkonte mos t’i bënte më presion nëpërmjet medias, në mënyrë që të përmirësojnë marrëdhënien mes tyre.