Klea Bushi është zgjedhur Miss Shqipëria 2019. Konkursi i bukurisë mbarëshqiptare u organizua për herë të parë në Kalanë e Shanishasë në Libohovë. Qindra banorë të Libohovës dhe spektatorë të ardhur nga qytete të tjera të Shqipërisë ndoqën eventin për më shumë se dy orë.
Kalaja e Libohovës ishte mbushur si asnjëherë më parë. Në skenën u ngjitën edhe motrat Irma dhe Eranda Libohova, Devis Xherahu dhe Rovena Dilo, madje këndoi këngë edhe juristja Eni Cobani, e cila ishte njëkohësisht kryetarja e jurisë që përzgjodhi vajzën më të bukur.
Ky ishte edicioni i 21-të i Miss Shqipëria. Regjisori Petri Bozo e organizon cdo vit këtë konkurs bukurie në kalatë e vendit, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për promovimin e tyre si destinacione turistike. Ja disa foto të fituese së kurorës së bukurisë.