7 korrik 2019, ja çfarë thotë horoskopi për ditën e sotme

Shkencë & jetë

Më në fund do të gjeni kohën e duhur për t’u relaksuar. Rekomandohet që të shtyni planet për ndryshime në shtëpi, pasi është mjaft e nevojshme që këtë ditë t’ia kushtoni vetes. Mos u ndikoni nga kritikat e të tjerëve.

Demi

Përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos përfshiheni nga frika. Duhet të kuptoni se frika është produkt i mendimeve tona dhe imagjinatës. Armiqtë e fshehtë do të jenë të etur për të përhapur thashethemet rreth jush. Shmangini ato dhe kushtojani këtë ditë familjes dhe partnerit/partneres suaj.

Binjakët

Gjithçka do të shkojë ashtu sikurse e kishit planifikuar sot. Do të keni kohë mjaftueshëm për veten tuaj këtë të diel. Rekomandohet të dilni për një shëtitje të gjatë buzë detit dhe ushqejeni trupin me oksigjen. Pas një kohe të gjatë, do të keni kohë aq sa dëshironi për të qëndruar pranë partnerit/partneres suaj.

Gaforrja

Sot refuzoni të merrni pjesë tek planet në grup, pasi nuk do të bini në një marrëveshje me miqtë. Prioritet për ju duhet të jetë familja. Rekomandohet të takoni një të afërmin tuaj në moshë dhe ta ndihmoni për punët e shtëpisë apo për të kaluar pak kohë me të.

Luani

Merrni kohën e duhur për t’u relaksuar si fizikisht ashtu edhe psikologjiksht. Përfshihuni nëpër aktivitete të ndryshme. Eksperimentet në gatim apo në stilin e veshjes janë të mirëpritura. Kjo e diel nuk është e përshtatshme për të udhëtuar.

Virgjëresha

Mund të trishtoheni sot për shkak të refuzimit të partnerit/partneres suaj për të shkuar së bashku me pushime. Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë shumë kujdes për shëndetin, mbi të gjitha nëpër hapësirat e shumë populluara. Nuk do të keni shumë durim sot, kështu që bëni kujdes gjatë bisedave.

Peshorja

Emocionimi i tepërt dhe pasioni i zjarrtë mund të ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj emocionale. Përpiquni t’iu përshtateni nevojave familjare. Partneri/partnerja juaj mund të ndihen të parëndësishëm krah jush sot, për shkak të axhendës suaj të ngarkuar.

Akrepi

Nuk rekomandohet të jepni këshilla gjatë ditës së sotme, pasi një prej miqve tuaj mund ta zbatojë atë dhe mund të mos i rezultojë ashtu sikurse priste. Nuk është ditë e përshtatshme për të bërë plane për të ardhmen. Romanca do t’ju udhëheqë zemrën. Bashkë me partnerin/partneren do të kujtoni kohët e vjetra.

Shigjetari

Gjatë ditës së sotme do të eksperimentoni kënaqësinë e vërtetë dhe shumë pak zhgënjim. Arsyeja kryesore e kënaqësisë do të jetë vizita e një personi të rëndësishëm për ju. Ndërsa zhgënjimi mund t’ju vijë nga një prej miqve tuaj.

Bricjapi

Do të jetë një e diel e mbushur plot humor. Shfrytëzojeni këtë ditë për t’u çliruar nga stresi. Ka gjasa të anuloni një prej planeve tuaja për shkak të një ndryshimi momentin e fundit. Sa i përket jetës martesore, do të kaloni disa çaste për t’u mos harruar.

Ujori

Sot do të jeni të gatshëm për tu argëtuar dhe nuk do të refuzoni asnjë nga ftesat për aktivitete të ndryshme. Mos bëni më shumë blerje seç mundeni, pasi do të pendoheni shumë shpejt. Ka gjasa të përjetoni diçka të pazakontë në marrëdhënien tuaj romantike.

Peshqit

Ekziston rreziku të humbisni mbështetjen e një prej miqve tuaj të afërt. Kështu që para se të veproni apo të bëni kërkesa të ndryshme, mendohuni nëse ia vlen vërtet ta bëni një gjë të tillë. Tregohuni më shumë i arsyeshëm dhe më pak emotiv.

Share: