Deshta nji vashë
në shpinë e vogël rrethue n’shishmir,
në shpinë e vogël me lule n’shkallë
Fluturova mbi flatrat e mallit
me bletë në rrezet e para n’ajër
e zemra m’u dridh
e dora si thithma zogze n’gjimin e lules,
n’aroma, kur pin nektar.
Deshta nji vashë
me gjakun e ndezun t’jugut
me butsinë e frymës së qershorit n’muzg
tue pritë që parzmi t’binte n’pagjë
Tash, vetëm zâni i saj i kulluet
më duket ndojherë
se po m’kumbon në veshë,
melodi e dashtun dikur dhe qitë
në harresë.