Lëngu i shalqirit përmban pak kalori; është diuretik, shuan etjen dhe na ndihmon të plotësojmë kripërat minerale të humbura përmes djersitjes. Është ideal për t’u pirë gjatë verës, kur temperaturat rriten dhe ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje hidratimit tonë të përditshëm.
Falë vetive të tij, lëngu i shalqirit është efektiv për të luftuar celulitin. Përveç kësaj, pirja e lëngut të shalqirit përpara aktivitetit fizik ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të muskujve ditën tjetër.
Çfarë duhet të pini në këtë periudhë delikate të sezonit? Lëngje frutash super freskuese dhe ri-mineralizuese është një alternativë e vlefshme për ujin. Ata përmbajnë ujin më të mirë të pranishëm në natyrë, që është uji organik i pranishëm vetëm në fruta dhe perime.
Në këtë periudhë, bërja e lëngjeve është shumë e dobishme, pasi na lejon kemi pije natyrale të pasura me vitamina dhe kripëra minerale, të cilët na lejojnë të zëvendësojmë mikroushqyesit e humbur me djersitje. Lëngjet e bërë vetë nuk përmbajnë ngjyra artificiale, konservues, sheqerna të rafinuara dhe mund të zëvendësojnë në mënyrë më të përshtatshme pijet industriale, madje edhe për fëmijët.
Shalqiri përbëhet nga 92% ujë organik dhe përmban antioksidantë dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të trupit. Ky frut i shijshëm njihet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë, pasi ai lufton në mënyrë efektive mbajtjen e ujit dhe inflamacionin. Ai ka veti pastruese që lehtësojnë eliminimin e toksinave që grumbullohen në trup, duke optimizuar funksionin e mëlçisë dhe organeve të tjera, të tilla si veshkat dhe zorrës së trashë.
Me çfarë duhet të kombinohet shalqiri për të bërë një lëng ndryshe dhe tonik për verën?
Përbërësit e lëngut me bazë shalqirin:
-3 feta shalqi
-1/2 Limon
-1/2 Grejpfrut rozë
-2 cm xhenxhefil
Përgatitja:
Pritini shalqirin në “kuba” duke eliminuar lëkurën. Qëroni limonin dhe grejpfrutin dhe pritini në feta. Me diçka më aromatike mund të shtoni dhe rrënjë xhenxhefili. Në varësi të preferencës suaj, ju mund të shtoni disa kube akulli dhe / ose gjethe të freskëta nenexhiku direkt në gotën e lëngut.
Vetitë ushqyese të lëngut të shalqirit
Lëngu i shalqirit, përveçse është shumë freskues, i kombinuar me limon dhe grejpfrut rozë, rekomandohet gjithashtu të pihet në fund të një vakt, si një tretës.
Ka veti anti-inflamatore, përmban shumë vitaminë C, për të forcuar sistemin imunitar; gjithashtu përmban shumë vitaminë A për lëkurën dhe shikimin.
Përmbajtja e vitaminave B është gjithashtu e shkëlqyer, përfshirë B1, B2, B3, dhe kripërat minerale të tilla si hekuri, natriumi, kaliumi, magnezi të cilat luftojnë lodhjen.
Vlerat e tjera të lëngut:
Limoni stimulon sistemin imunitar, përmirëson tretjen dhe funksionimin e mëlçisë.
Grejpfruti, është një flavonoid me funksione enzimatike dhe së bashku me likopenin e shalqirit, nxit shëndetin e zemrës dhe mbështet veshkat.
Së fundi, xhenxhefili ka veti anti-inflamatore dhe përmirëson të gjitha fazat metabolike të absorbimit të mikronutrientëve. /Revista Psikologjia/