“Relaksohet” Presidenti, Meta: Nga lagjja ku banoj ju uroj një fundjavë sa më të qetë

Aktualitet Kryesore Politikë

Një ditë para zgjedhjeve presidenti i vendit, Ilir Meta uron shqiptarët për një fundjavë sa më të qetë.

 

Meta thekson se pas të dielës vjen e hëna dhe pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, kafen e mëngjesit do të vijojmë ta pimë me njëri-tjetrin.

Ilir Meta shkruan në Facebook:

Të dashur miq!
Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë.

Share: