Unë jam armiku im më i keq: Pesha e rëndë e sabotimit të vetes

Shkencë & jetë

Ka shumë raste kur, nëse gjërat nuk shkojnë siç e imagjinojmë, kapemi me botën, me fatin ose me ata që na rrethojnë. E vërteta është se shpesh, ne jemi ata që pengojnë rrugën e lumturisë sonë, nëpërmjet vetë-sabotimit, duke na kthyer neve, në armikun tonë më të keq.

Frika nga panjohura

Frika është një emocion themelor për qeniet njerëzore, duke jetuar atë dhe duke u përballur me atë, na lejon të rritemi. Problemi lind kur bëhet një kufi ose një justifikim: ne preferojmë që më mirë të qëndrojmë të lidhur me diçka që njohim, edhe nëse nuk na bën të ndihemi mirë, sesa të futemi në një rrugë të panjohur.

Kontrolli

Të duash që të kesh kontroll mbi gjithçka nuk është kurrë një zgjedhje e mençur, edhe sepse është e pamundur. Ekziston gjithmonë e papritura dhe variabla që nuk e kishim konsideruar, të pranuarit e kësaj, do të na ndihmojë të kapim mundësitë, pas një periudhe krize. Ndonjëherë nevoja për kontroll na bën të humbasim.

Zakonet e këqija

Zakonet e këqija dhe teprimet lindin nga zbrazëtirat e mëdha që nuk mund t’i mbushim. Në iluzionin e mbushjes së hapësirave, përshtasim qëndrime negative dhe varësi që na çojnë drejt devijimit. Ne duhet të përballojmë dhimbjen, ta jetojmë atë dhe të dëgjojmë nevojat tona për të rifilluar.

Pasiguria

Vetëvlerësimi i ulët është një prej shkaqeve të vetësabotimit. Nëse mendojmë se nuk meritojmë gjërat e bukkura, i shmangim apo më keq akoma, nuk arrijmë që t’i shohim kur ato vijnë.

Negativiteti

Një sjellje negative vetëm sa pengon planet dhe objektivat që keni vendosur. Adoptimi i mendimit pozitiv është hapi i parë për të ndalur vetësabotimin. Kujdes dhe nga ata që keni rrotull, nëse rrethoheni me njerëz të gabuar, influksi negativ do të ndikojë mbi humorin dhe jetën tuaj.

Vetëdijësimi

Ndonjëherë ne vetë-sabotohemi pa e ditur: kaq të rrëmbyer sa jemi nga punët e përditshme, në punë dhe në shtëpi, ne nuk i japim rëndësi ndjenjave dhe prioriteteve tona. Që të rifilloni në mënyrën e duhur, merrni kohë larg nga të gjithë dhe gjithçka dhe jini të vetëdijshëm për atë që mendoni, për atë që dëshironi. / bota.al

Share: