Rama: Edhe “mbret” të ishte Meta është i pangopshëm, kujt më tepër sesa atij i janë falur skandalet?

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Parlamenti sot duhet t’i kishte kërkuar shteteve miratimin e rekomandimit per negociatat dhe jo të merret me vendimin e presidentit Ilir Meta.

“Ky Kuvend sot duhet të kalonte një rezolutë konsensuale për çeljen ose jo të negociatave për BE, ky Kuvend sot duhet të ishte Kuvendi i bashkimit dhe unitetit për të tërhequr vëmendjen e gjithë shteteve anëtare të BE.

 Ky Kuvend duhet t’ju drejtohej gjithë atyre shteteve për të kërkuar njohjen e meritës së Shqipërisë dhe miratimin e rekomandimit pa kushte, nga Kie, por ky Kuvend është i detyruar të merret me një akt brutal, transgresiv.

 

“Pyes veten çfarë kërkon më shumë Ilir Meta?

 Kujt i ka bërë më shumë ndere Shqipëria, pasi atë pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër edhe kryeministër edhe Kryetar Kuvendi edhe kryeministër. Kujt i janë falur përçarjet, hiletë, skandalet?

I është dhënë mundësia që të rilindë i burrëruar, i kthjelluar…”, tha Rama.

Share: