Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar gjatë gjithë ditës

Shkencë & jetë

I nxehti ka ardhur dhe ju mund të filloni numërimin mbrapsht për pushimet verore. Një efekt anësor i nxehtësisë që fatkeqësisht tenton të neglizhohet shumë është dehidrimi dhe ndjenja e dobësisë. Nëse këshilla për t’u mbushur me energji nuk mjafton, këtu është një listë e 9 ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Ananas: ananasi është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe ujit. Përkundrazi, nëse përdoret si një përbërës për një koktej alkoolik, veprimi i tij është edhe dehidratues (si të gjitha pijet alkoolike).

Shalqi: shalqiri është një nga ushqimet që përmbajnë përqindjen më të lartë të ujit – 92%. Është gjithashtu i pasur me kalium, një mineral shumë i rëndësishëm që pengon dehidratimin e trupit.

Kastraveci: kjo është një perime me pak kalori, si dhe ushqimi që përmban më shumë ujë (96%), i cili është gjithashtu një burim i shkëlqyer i kripërave minerale. Nuk duhet anashkaluar dhe veprimi i tij pastrues dhe detoksifikues kundër toksinave.

Luleshtrydhe: përveç të qenit një frut me një sasi të madhe uji, mund të shtohet edhe në një gotë ujë për të pasur një shtim të lëngjeve brenda trupit.

Pjepër: në verë pjepri është një domosdoshmëri. Përveç kësaj është i jashtëzakonshëm për të shuar etjen, gjithashtu, një fetë e këtij fruti garanton një kontribut të rëndësishëm të vitaminave A dhe C.

Speci djegës: sidomos nëse pritet në feta brenda një sallatë, jo vetëm që ndihmon për të qëndruar të hidratuar, por gjithashtu kryen një veprim kullues anti-celulitit!

Domatet: në çfarëdo forme që të konsumohen, domatet parandalojnë dehidrimin.

Rrepkë: në sajë të kombinimit të kaliumit dhe ujit, të dy të pranishëm në sasi të mëdha, rrepka është ushqimi ideal për të qëndruar i hidratuar.

Selino: selinoja nuk është vetëm shumë hidratuese për lëkurën dhe trupin, por gjithashtu përmban vitamina A, C, B, K, si dhe folate dhe natrium. Një thesar i vërtetë ushqimor për funksionimin e mirë të organizmit! /Revista Psikologjia/

Share: