Përgjimet e Bild/ Prokuroria nis hetimet për nxjerrje të sekretit

Aktualitet Kronikë Kryesore

Pak orë pas publikimit të gjashtë përgjimeve të gazetës prestigjioze gjermane “Bild” mes kreut të bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt, kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë të PS, vihet në lëvizje edhe Prokuroria e Tiranës.

Mësohe se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht, për çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Hetimet e filluara kryesisht synojnë të nxjerrin në pah arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr. 339.

Prokuroria thotë se do ndjekë me vëmendje rastin duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes.

Share: