Si sot, 121 vjet më parë, lindi poeti dhe dramaturgu Federiko Garsia Lorka/ Ja disa nga poezitë e tij më të bukura

Histori Kulturë Reportazh / Profil

Federico Sagrado Corazón Jezus Garcia Lorca (Federiko Garsia Lorka) u lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros, nje fshat ne Granda, nje qytet në Spanjë dhe vdiq më 19 Gusht 1936 në Granda. Ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri.

Federiko Garcia  Lorka   ështe   i   njohur   ndërkombëtarisht   për pjesëmarrjen   e   tij   në   Luftën   civile   spanjolle,   ku udhëhoqi   forcat   anti-fashiste   për   të   penguar   forcat fashiste   te   udhëhequra   nga   Gjenerali   Francisko Franko.

Poeti dhe dramaturgu spanjoll Federico Garcia Lorca vdiq më gusht 1936. Mendohet se u vra nga ushtarët e Frankos, 3 ditë para shpërthimit të Luftës Civile. Ishte 32 vjeç.

Në vitin 2008, një gjykatës spanjoll vendosi të hetojë vdekjen e Lorkas, dhe kërkoi hapjen e varrit të poetit për ekzaminim – varri u gjet i zbrazët.

Të debatueshme mbeten gjithashtu motivet dhe hollësitë e vrasjes; janë sugjeruar edhe motive personale, jo-politike. Ndërsa autori Ian Gibson (The Assassination of Federico Garcia Lorca), shkruan se vrasja e Lorcas ishte pjesë e një fushate vrasjesh masive për eliminimin e mbështetësve të Frontit Popullor marksist në Spanjë.

https://redaktori.net ju percjell në vijim disa prej poezive te tij, perkthyer ne shqip nga Faslli Haliti.

 

 

    1. Peizazh

 

 

Nata duke gabuar

 

u vesh me të ftohtë.

 

Prapa qelqeve të veshur

 

të gjithë fëmijët

 

panë që plepi i verdhë.

 

kthye në zogj

 

Mbrëmja tendoset

 

mbi lumë.

 

Një skuqje si e mollës

 

përplitet, dridhet mbi çati.

 

 

    1. KËNGË E KOTË

 

 

Trëndafil i ardhshëm dhe damarë të përfshirë,

 

ametistë të djeshëm dhe puhi e së tashmes,

 

Dua tiu harroj!

 

Njeri dhe peshk në ato mbretërira, nën sende mbi ujë

 

duke pritur në alga ose të ulur natën,

 

Dua tiu harroj!

 

Unë.

 

Vetëm unë!

 

Duke kalitur tabakanë

 

ku ska për të përfunduar koka ime.

 

Vetëm unë!

 

 

    1. GJUETARI

 

 

Pishnajë e lartë!

 

Katër pëllumba në ajër.

 

Katër pëllumba

 

fluturojnë dhe kthehen

 

sjellin plagë

 

katër hijet e tyre.

 

Pishnajë e ulët!

 

Katër pëllumba rrinë mbi tokë.

 

 

    1. GUSHT

 

 

Kundërdritë gjatë në një perëndimi

 

Peshku dhe sheqeri

 

Dhe dielli përbrenda mbrëmjes,

 

si një bërthamë në një frut.

 

Kalliri i misrit mban të paprekur

 

Kokrrën e tij të verdhë e të fortë.

 

Gusht.

 

Fëmijët hanë

 

bukën e zezë dhe hënën e shijshme.

 

Ahi,

 

Ahi

 

 

 

 

    1. KËNGA E KALORËSIT

 

 

Kordovë.

 

E lehtë dhe vetëm.

 

Mëze e zezë, hënë e madhe,

 

dhe plot ullinj në trastën time.

 

Edhe pse unë i njoh rrugët

 

sdo të arrij kurrë në Kordovë.

 

Nëpër fusha, nëpër erëra,

 

mëze e zezë, hënë e kuqe.

 

Vdekja më ngul syrin

 

që lart nga kullat e Kordovës.

 

Ah, sa i gjatë është udhëtimi!

 

Ah, mëzja ime e zonja!

 

Ah, se mua vdekja më pret

 

para se të mbrrij në Kordovë.

 

Kordovë.

 

 

    1. RRAFSHNALTA DIMËRORE

 

 

Qielli është gri.

 

Pemët janë të bardha

 

… e janë karbon i zi

 

Kallamishtet e djegura

 

Ka gjak të tharë

 

Plaga e Oqeanit,

 

dhe letra pa ngjyrë e malit

 

është zhubrosur.

 

Pluhuri i rrugës

 

fshihet në gremina

 

janë të turbullt burimet

 

dhe të kulluara pellgjet.

 

Këmbora e grigjës,

 

kumbon në një gri të kuqërremtë

 

dhe qerthulli i nënës

 

përfundoi rruzarin e saj.

 

Qielli është gri.

 

Pemët janë të bardha.

 

 

 

 

    1. SHIU

 

 

Shiu ka një sekret tërheqës butësie

 

Një kotullim largues e të ëmbël,

 

një muzikë përvujtëse zgjohet me të

 

dhe vibron shpirtin e përgjumur tëpeizazhit…

 

O shi i qetë, pa stuhi, pa erë,

 

shi i heshtur i butë fushash me dritë të ëmbël,

 

shi i mirë e paqësor, shi i vërtetë,

 

sa përmallshëm, i trishtë bie mbi sendet!

 

O shi françeskan që ngërthen në çdo pikë

 

shpirtra me burim të pastër e gurrash të përulura!

 

Kur bie mbi fusha ngadalë

 

Trëndafilat e gjoksit tim hap me tingujt e tu…

 

 

    1. PLEPI

 

 

Plep i dashur

 

Plep i dashur

 

U bëre

 

Flori.

 

Dje ishe i blertë,

 

Një blerim i ngarkuar

 

Me zogj nëpër fletë..

 

 

    1. MËNGJES VJESHTE

 

 

Çëmbëlsi fëmijërore

 

në mëngjesin e qetë!

 

Mes gjethesh të blerta është dielli

 

dhe merimangat shtrijnë mes degëve

 

rrugët e tyre të mëndafshta.

Share: