Një prej gazetave më të mëdha dhe më me influence në Austri, “Die Presse” ka publikuar një lajm jo të mirë për Shqipërinë. Sipas kësaj gazete, sot Bashkimi Europian ka marrë ‘de facto’ vendimin për të mos hapur negociata me Shqipërinë.
Die Presse bën me dije se shtete si Franca, Hollanda, Danimarka por edhe Gjermania janë kundër ose nuk janë pro, që Bashkimi Europian të hapë dyert për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Po sipas kësaj gazete, ky lajm do t’i komunikohet komisionerit Johanes Hahn nga Këshilli I Ambasadorëve.
Gjithashtu, bëhet me dije se një diplomat europian i tha gazetës “Die Presse-s” se kishte dyshime për vullnetin e sinqertë për ndërmarrjen e reformave të vërteta në Shqipëri.
“Shihni protestat ne Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dallosh aty një përpjekje? Dhe të mos harrojmë: Ishte Komisioni Europian që para dy-tre vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shteti nga krimi i organizuar.”- u shprehe ai për gazetën Die Presse.