Ndërsa PS, cel fushatën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kryebashkiaku Erion Veliaj, në garë për një mandat të dytë për Tiranën, një përgjigje dha edhe për thirrjet ‘Rama ik’ në protestën e opozitës.
“Dëgjojmë ‘Rama ik’ por unë i them PO, Rama të ikë përpara në drejtimin e Shqipërisë” u shpreh Veliaj ndërsa ftoi kryeministrin Edi Rama, njëherësh kreu i PS, të mbajë fjalën e tij në celjen e fushatës së PS për zgjedhjet vendore.
Madje Veliaj i dhuroi edhe një bluzë me mbishkrimin “Rama ik përpara”, siç mund ta shihni në foto.
Ky slogan i perdorur sot perngjan me fushatën e vitit 2013, kur Berisha thoshte: “Përpara, Përpara, Përpara”.