Për të kapërcyer pengesat ji vetvetja, ashtu si uji!

Shkencë & jetë

Sado që mund të duket shumë larg prej gjërave që na kanë mësuar, ndonjëherë, të mos reagosh është zgjidhja më e mirë për kapërcimin e një pengese.

Në bëhet fjalë për të pranuar pasivisht realitetin, por më shumë analizim i një problemi, një vëzhgim i tij që mund të shpjerë në kuptimin e një veprimi që jep zgjidhje përfundimtare: jo gjithmonë forca shpërthyese, ajo e diktuar prej instiktit, është zgjedhja e duhur.

Të presësh nuk do të thotë të bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë, të marrësh kohë të lejon që të vlerësosh me urtësi zhvillimin e ngjarjeve të papritura, që ndonjëherë të trondisin jetën.

Mund të marrësh shembullin e ujit, duhet ta bëni: ai pret kur ndesh një pengesë, mbledh forca për të vazhduar më pas të rrjedhë në rrugën e vet.

Të shkosh përpara, ashtu si uji, mund të jetë mënyra më e mirë për të përballuar problemet dhe respektuar ekuilibrin e brendshëm.

Jo gjithmonë dhimbja duhet luftuar dhe izoluar, shpesh duhet ta përshkojmë dhe jetojmë, duke respektuar ndjenjat tona. Marrja e kohës për të kuptuar si të përballojmë një vështirësi, është akt dashurie dhe besimi ndaj vetes.

Frika, sado natyrale, nuk duhet të shndërrohet në një frenë për të përballuar pengesat e jetës: do të mësoni ta menaxhoni dhe të ndryshoni rrugë. Të jesh uji do të thotë edhe që të rrjedhësh drejt lumturisë, duke i qëndruar besnike vetes.

Uji nuk bën rezistencë, thjesht rrjedh. Të imagjinosh veten si një fluks rryme është dhurata më e bukur që mund t’i bësh: braktisni nxitimin për të reaguar, në favor të vëzhgimit dhe urtësisë.

Ka ndjenja që jetojnë të avashta brenda nesh, në shpirtin tonë: janë ato që duhet t’i kultivoni dhe që duhet t’i mbroni prej dhunës që vjen nga jashtë. Do të jetë pikërisht ai dimension i brendshëm që do ju ndihmojë, në gjithë ditët e jetës suaj dhe të përballoni pengesat.

Ashtu sikurse uji mbërrin gjithmonë në det, edhe ju do të gjeni rrugën për të arritur destinacionin tuaj, duke kapërcyer kështu çdo pengesë. / MeB

Share: