Duket se gjithçka është gati për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Së fundmi është zbardhur edhe renditjet që do të kenë të gjitha partitë dhe koalicionet për Këshillat Bashkiak që janë regjistruar për zgjedhjet lokale.
Numri 1 në fletë do të jetë Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit. Ndërsa më pas vijnë 7 partitë e koalicionit ‘Shpresa për ndryshim’: 2) Partia Demokracia e Re Europiane, 3) Partia Balli Kombëtar, 4) Partia Bashkimi Liberal Demokrat, 5) Partia Aleanca Kuq e Zi, 6) Partia Ora e Shqipërisë, 7) Partia Emigracionit Shqiptar.
Më pas do të renditen: 8) Partia Komuniste e Shqipërisë dhe 9) Partia Personat me Aftësi të Kufizuar.
Më pas do të vijnë 10 partitë e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ ku bën pjesë edhe Partia Socialiste e Shqipërisë.
Në këtë renditje vihet re se Partia Socialiste renditet e 30 në vletën e votimit, ndërsa Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit është renditur e 36.