Protesta/ Lulzim Basha porosi ish-deputetëve, çfarë po synon PD

Politikë

Kreyedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi të zhvilluar sot me ish-deputetë të Tiranës dhe veçanërisht me ata që kanë qenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë, iu ka kërkuar  atyre, që të zhvillojnë takime masive dhe të  shtrira në nivel kapilar në të gjitha bizneset e Tiranës.

Lideri i selisë blu, Lulzim Basha,  ka porositur ish deputetët që deri në protestën e së dielës, 2 qershor, ata të kenë zhvilluar takime me të paktën 40 mijë biznese në kryeqytet dhe t’i ftojnë ata në protestën e 7-të kombëtare të opozitës së bashkuar.

Mes porosive të kryetarit Basha për  ish-deputetët, vihet re edhe  shpërndarja e fletëpalosjeve në bizneset e vogla, ku përmes të cilave synohet informimi i qytetarëve për programin që ka Partia Demokratike për bizneset, kryesisht ato familjare.

“Takime kapilare me biznese të Tiranës. Nuk duhet lëne asnje biznes pa prekur.  Deri të dielën para protestës të jenë takuar rreth 40 mijë binese në Tiranën urbane. T’u lihet fletëpalosja me pikat kyçe të programit te PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël, fletëpalosja me taksat e rritura në Tiranë dhe të ftohen të marrin pjesë në protestë”-thuhet  në porositë e Bashës.

Share: